Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë ulur në 1.3 për qind parashikimin e tyre për rritjen në Eurozonë sivjet, nga 1.9 për qind që kishin parashikuar në vjeshtën e vitit të kaluar.
Komisioni Ekzekutiv i Bashkimit Evropian thotë se parashikimi mund të ulet më tej për shkak të “pasigurisë së madhe” të shkaktuar nga dobësimi i tregtisë botërore, mosmarrëveshja tregtare midis Kinës e Shteteve të Bashkuara dhe mundësia e një BREXIT-i të vështirë.
Rritja në Eurozonë vlerësohet se ka qenë 1.9 për qind vitin e kaluar, nga rritja më e madhe në 10 vjet, prej 2.4 për qind që ishte në vitin 2017.
Norma e papunësisë në Eurozonës gjatë muajit nëntor 2018 ishte 7.9 për qind nga 8 për qind që ishte më muajin tetor 2018 dhe nga 8.7 për qind në muajin nëntor 2017 dhe kjo është norma më e ulët e regjistruar në Eurozonë që nga tetori 2008.
Mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, normat më të ulëta të papunësisë në muajin nëntor 2018 janë regjistruar në Çeki me 1.9 për qind, Gjermani me 3.3 për qind dhe Holanda me 3.5 për qind. Normat më të larta të papunësisë janë vërejtur në Greqi me 18.6 për qind dhe Spanjë me 14.7 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City