LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Trepça s’guxon të jetë temë e dialogut Kosovë-Serbi

Lluka: Trepça s’guxon të jetë temë e dialogut Kosovë-Serbi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, ka thënë se Trepça nuk është temë që guxon të përdoret në tryezën e bisedimeve, sepse nuk ka asnjë arsye.

Lluka tha se çdo vendim për Trepçën është vendim sovran i Parlamentit të Kosovës dhe si i tillë nuk ka çka të bisedohet lidhur me Trepçën.

“Është një pjesë e rëndësishme, pra Trepça në veri të Kosovës dhe si e tillë ne kemi vazhduar dhe kemi regjistruar edhe ligjin mbi Trepçën dhe jemi në proces të regjistrimit të Trepçës, prandaj duke qenë pjesë e sovranitetit të Kosovës, Trepça nuk është temë që guxon të përdoret në tryezën e bisedimeve sepse nuk ka asnjë arsye. Çdo vendim për Trepçën është vendim sovran, është vendim i Parlamentit të Kosovës dhe si të tillë, nuk kemi çka të bisedojmë lidhur me Trepçën”, ka thënë ministri Lluka, për Ekonomia Online.


Lluka tha se Trepça është tërësisht në territorin e Kosovës, ku 80 për qind të këtyre aksioneve i bartë Qeveria e Kosovës ndërsa 20 për qind punëtorët e kësaj ndërmarrje.

“Trepça është një aset i Kosovës tërësisht në territorin e Kosovës dhe është një ndërmarrje të cilën Qeveria e Kosovës ka aksione rreth 80 për qind kurse punëtorët e Trepçës i kanë rreth 20 për qind”, tha ai.

Të gjitha lajmet nga Trepça
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Trepça

Lluka thotë se është i bindur se kjo ndërmarrje do të ecë tutje në bashkëpunim me pjesën veriore.

“Trepça ka tashti programin zhvillimorë, do të ecë tutje, kemi bashkëpunim edhe me pjesën veriore, nuk është një bashkëpunim që mungon dhe si të tillë ne do ta vazhdojmë zhvillimin e Trepçës. Gjithashtu mos të harroj ta përmendi faktin se Trepça i ka 9 anëtarë të bordit, ne i kemi përzgjedhë gjashtë dhe tre vende i kemi lënë të lira për t’i përfaqësuar minoritetin serb për shkak të rëndësisë që ka Trepça në anën e veriut dhe si të tillë çdo tendencë politike për ta dëmtuar imazhin e Trepçës dhe për ta fut në tryezën e diskutimeve do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për vendin”, ka shtuar Lluka.

Ministri Lluka theksoi se njësia e Trepçës në veri, Jug dhe Kishnicë janë pjesë e përgjithshme e Trepçës.

“Integrimi i plotë i Trepçës është arritur me ligjin mbi Trepçën, që është në vitin 2016, statuti veç e ka konfirmuar këtë gjë sepse tashti fillojnë të definohen përgjegjësit e së cilës njësi biznesore që janë njësi në veri, një në Jug dhe një në Kishnicë me regjistrimin e bizneseve tashmë veç dihet dhe bëhet e qartë që të gjitha këto pjesë njësi janë pjesë e Trepçës së përgjithshme”, tha Lluka.

Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka miratuar statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”.

Pas miratimit të statutit nga Qeveria dhe Kuvendi ka reaguar Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiq, tha se çështja e statusit “Trepça” duhet të zgjidhet nëpërmjet një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori