Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ndaj disa aksioneve të organeve të rëndit, të cilët kohëve të fundit po kryejnë bastisje nëpër kafiteri, restaurante e hoteleri.
OEK-u thotë se aksionet e tilla pa paralajmërim janë të pashembullta dhe të pabazuara, dhe nuk janë rruga e duhur për vendosje të rëndit dhe qetësisë. Ndërsa thekson se po dëmtojnë sektorët e biznesit të gastronomisë e hotelerisë.
“Ky lloj i fushatave, të cilat ndërmerren me procedura dhe direktiva ad-hoc, përveç dëmeve në sektorin e biznesit të gastronomsië dhe hotelerisë, e përçojnë mesazhin e mungesës së sigurisë juridike, për të bërë biznes dhe investime në Kosovë”.
Rregullimi i këtij sektori dhe sektorëve të tjerë, kërkon dialog publiko-privat, si dhe proces të ndryshimeve ligjore, konform rrethanave të reja qe mund të krijohen në shoqëri dhe treg, gjithnjë duke balancuar interesat publike dhe private. Qasja arbitrare dhe e njëanshme, na sjell në situata që rrisin informalitetin në treg dhe mundësinë për rritje të keqpërdorimeve nga zyrtarët publik”, thuhet në reagimin e OEK dërguar mediave.
“Sektori i gastronomisë dhe hotelerisë, si një ndër sektorët me rritjen më të shpejtë, me numër të madh të vetëpunësimeve dhe të vendeve të punës për të rinj, ka rendësi të veçantë ekonomike për vendin, edhe për faktin e ndikimit te jashtëzakonshëm në promovimin e imazhit të vendit. Institucionet qeverisëse, nuk kanë arritur që ta përcjellin këtë trend të rritjes, me ndryshime ligjore të nevojshme, të cilat mundësojnë përkrahjen e mëtutjeshme për zhvillim të këtij sektori”, thekson njoftimi i OEK-ut.
Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se së bashku me anëtarësinë nga ky sektor, të organizuar përmes Shoqatës së Gastronomeve, do të koordinojnë përpjekjet për mbrojtje të sektorit nga arbitrariteti i organeve shtetërore dhe për të siguruar rregullim ligjor, për këtë sektor, konform rrethanave të reja, rëndësisë ekonomike që ka ky sektor dhe interesave të qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City