LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon anulimin e taksës: Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse

SHBA kërkon anulimin e taksës: Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, është e mundshme të arrihet në vitin 2019.

Këtë deklaratë përfaqësuesi i SHBA-së e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.

“Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e  tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha ai.


Ai po ashtu ka pohuar se UNMIK-u ka përmbushur mandatin e vet, dhe përmes zyrës së OKB-së mund të bëhen punë të tjera, por jo përmes UNMIK-ut dhe duhet të ketë një rivlerësim për praninë e OKB-së në Kosovë.