LAJMI I FUNDIT:

Rasti i të miturës në Drenas, një muaj paraburgim për policin

Rasti i të miturës në Drenas, një muaj paraburgim për policin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.V., për shkak të veprave penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit V.V. iu është caktuar masa e paraburgimit pre një muaj.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar,  në cilësinë e udhëheqësit në Njësinë e Hetimeve në Stacionin Policor Drenas e ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar të tij.


Përfundon seanca dëgjimore e policit të dyshuar për abuzim, flet avokati i tij
Lexo po ashtu Përfundon seanca dëgjimore e policit të dyshuar për abuzim, flet avokati i tij

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda kundër të pandehurit V.V. është përmbushur kriteri i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes, pasi që tani i pandehuri akuzohet për dy vepra penale për të cilën ligjvënësi ka paraparë dënime të ashpra bazuar në rrezikshmërinë shoqërore të këtyre vepre penale, andaj ekziston rreziku që i pandehuri të fshihet apo të ikë përkohësisht nga Kosova me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale apo edhe për të penguar rrjedhën e pa ndërprerë të procedurës penale ndaj tij.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori