Edhe pse zyrtarisht ministrat nga Lista Serbe kanë ngrirë pozitat e tyre, ata janë duke zhvilluar aktivitetet si pjesë e kabinetit të Qeverisë.
Zëvendëskryeministri nga radhët e Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, njëherësh ministër për Kthim dhe Komunitete sipas njoftimeve në faqen zyrtare të kësaj ministrie po zhvillon takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me zyrtarë të lartë amerikanë e kongresmenë ku ka diskutuar për çështjen e serbëve të Kosovës.
Pavarësisht se ministrat nga radhët e Listës serbe kanë dhënë dorëheqje, por dorëheqje kjo që nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës, zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donjeta Gashi në një përgjigje dhënë Telegrafit ka thënë se ministritë të udhëhequra nga Lista Serbe janë funksionale.
“Ministritë janë funksionale, s’ka asnjë problem”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, analisti Belul Beqaj për Telegrafin u shpreh se nëse ministritë e përmendura janë funksionale atëherë i bie se e kemi Qeverinë e ndarë.
Beqaj tha se ky pushtet ka instaluar pushtet-bërjen e dy standardeve, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Nëse ministritë e përmendura janë funksionale atëherë i bie se e kemi Qeverinë e ndarë. Njëra që është publike dhe tjetra që është funksionale por jopublike. Pra, ky pushtet ka instaluar pushtet-bërjen e dy standardeve të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse ato ministri janë funksionale jashtë mbledhjeve publike, atëherë kjo Qeveri po instalon një praktikë të re antikushtetuese e cila mund të shërbej për të degraduar edhe më shumë politik-bërjen publike shtetërore”, ka thënë Beqaj.
Sipas tij, me këtë çështje duhet të merret Prokuroria e Shtetit dhe Gjykata.
“S’do, mend se kjo është çështje me të cilën duhet të merret Prokuroria e Shtetit dhe Gjykata”, potencoi analisti Belul Beqaj.
Ndryshe, Lista Serbe është duke udhëhequr aktualisht me dy ministri, Ministrinë për Kthim dhe Komunitete dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit. Të dy ministrat kanë deklaruar se kanë hequr dorë nga pozita e tyre, dorëheqje të cilën Qeveria e Kosovës deri më sot nuk e ka pranuar.
Ndërkaq, javën e kaluar ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Haradinaj, kërkesë kjo e Partisë Social-demokrate. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën