LAJMI I FUNDIT:

Mickoski në takim me Vuçiqin, diskutojnë për zhvillimet në rajon

Mickoski në takim me Vuçiqin, diskutojnë për zhvillimet në rajon

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me presidentin e Serbisë në Beograd, Aleksandar Vuçiq.

Mickoski në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se me Vuçiqin kanë diskutuar për bashkëpunimin e dy partive të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kam pasur mundësi në Beograd të takohem me presidentin e Serbisë dhe kryetarin e PPS-së, Aleksandar Vuçiq. Kemi biseduar për gjendjen në rajon, mundësitë për bashkëpunim që i kemi në dispozicion”.


“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin mes dy partive motra dhe shfrytëzimin e potencialit në këtë plan. Maqedonia duhet të ndërtojë politika të hapura fqinjësore, të bazuara në parime dhe vlera të sinqerta”, shkruan Mickoski.

Ndryshe, Mickoski gjatë ditëve të fundit ka qëndruar për vizitë në Bruksel ku ka realizuar takime me përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane. Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev, tha se Mickoski është takuar me Vuçiqin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, para arratisjes së Nikolla Gruevskit nga Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori