Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i habitur me deklaratat e Bashkimit Evropian, që Trepça do të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se kërkesa e Kocijançiqit është absurde dhe e papranueshme.
Ai ka thënë se një ditë, BE-ja do t’i kërkojë Kosovës të mos merr as frymë pa dialoguar me Serbinë, transmeton Telegrafi.
“Duhet të jemi bashkë dhe fuqishëm të kundërshtojmë që në emër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë të dialogojmë çështjet e sovranitetit dhe integritetit tonë shtetëror. Çështjet e shtetësisë sonë! Sepse, kështu si kanë filluar, një ditë do të kërkojnë që edhe frymë mos të marrim pa e dialoguar me Serbinë”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa tutje ka shkruar se me shtetin serb, në asnjë mënyrë nuk duhet të dialogohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës.
“Më habiti kërkesa e BE-së që çështja e Trepçës të trajtohet në dialogun me Serbinë. Kosova në asnjë fazë nuk ka pranuar që për Trepçën dhe pasuritë e saj natyrore, të cilat janë në territorin e saj, të dialogojë me Serbinë. Është kjo një kërkesë absurde dhe e papranueshme, ashtu siç është e papranueshme që me Serbinë të dialogohet për kufijtë dhe për territorin e Kosovës”, shkruan tutje ish-kryeministri i Kosovës.
Sipas kryetarit të LDK-së, votimi i Statutit të Trepçës, tregon unitetin që duhet të ketë në Kosovë për interest jetike.
“Në mandatin, kur unë isha Kryeministër i vendit, përgatitëm dhe aprovuam Ligjin për Trepçën, duke e shpëtuar këtë simbol ekonomik të vendit nga falimentimi dhe privatizimi. Deputetët e LDK-së votuan para disa ditësh Statutin e Trepçës, i cili mori 2/3 e votave në Kuvend. Kjo flet për unitetin tonë karshi interesave jetike të vendit”, përfundon Isa Mustafa postimin e tij në Facebook.
Ndaj deklaratave të Kocijançiqit kanë reaguar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, kishte thënë për mediat serbe se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251