LAJMI I FUNDIT:

Edhe Veseli i reagon Kocijançiqit: BE-ja po e rrënon perspektivën e dialogut

Edhe Veseli i reagon Kocijançiqit: BE-ja po e rrënon perspektivën e dialogut

Deklaratave të zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq i është përgjigjur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

I pari i legjislativit në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Trepça nuk është çështje e hapur për dialog me Serbinë.


Sipas Veselit, Bashkimi Evropian me këtë gjuhë po e rrënon perspektivën e dialogut dhe fqinjësisë së mirë, transmeton Telegrafi.

Haradinaj i reagon Kocijançiqit për Trepçën: BE-së i ka humbur rruga në oborr
Lexo po ashtu Haradinaj i reagon Kocijançiqit për Trepçën: BE-së i ka humbur rruga në oborr

“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Veseli.

Për deklaratat e Kocijançiqit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se BE-së i ka humbur rruga në oborrr.

Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Ndryshe zëdhënësja e Komisionit Evropian, për mediat serbe deklaroi gjatë ditës se për Trepçën do të vendoset në marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/