LAJMI I FUNDIT:

Gjermania investon 110 milionë euro në bazat ushtarake në Lituani

Gjermania investon 110 milionë euro në bazat ushtarake në Lituani

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se vendi i saj do të investojë 110 milionë euro deri në fund të 2021 në përmirësimin e bazave ushtarake në Lituani, si pjesë e angazhimit të Gjermanisë për të mbrojtur aleatin e saj.

“Ne duam të bëjmë të qartë se Lituania nuk është e vetme dhe nuk do të mbetet vetëm. Kurrë më nuk duhet që ky vend të sakrifikojë lirinë dhe pavarësinë e tij”, u tha gazetarëve Ursula von der Leyen gjatë një vizite që u bëri forcave gjermane në Lituani.

“Ne do të qëndrojmë këtu me Forcat e Armatosura gjermane për aq kohë sa na nevojitet dhe për aq kohë sa kërkohet situata e sigurisë”, shtoi ajo.


Gjermania udhëheq forcat e NATO-s, të përbëra nga 1,200 ushtarë nga 10 vende të dërguara në Lituani dy vjet më parë, si pjesë e përpjekjeve të Aleancës Veri-Atlantike për të përforcuar pozicionin e saj përgjatë kufijve në Evropën Lindore pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Lituania, ish-republikë sovjetike, u bashkua me NATO-n me dy shtetet tjera baltike, Letonia dhe Estonia, dhe disa vende të tjera ish-komuniste në 2004.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Kalo në kategori