LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike e juridike: Ligji për dialogun u jep liri negociatorëve të kenë sekrete (Video)

Njohësit e çështjeve politike e juridike: Ligji për dialogun u jep liri negociatorëve të kenë sekrete (Video)

Ekipi negociator që do ta përfaqësojë Kosovën në fazën finale të dialogut me Serbinë, me ligjin e ri të votuar në Kuvend, mund të ketë edhe sekrete. Neni 15 i këtij ligji, e lejon këtë, ndërsa njohësit politik e kushtetues thonë se me këtë zbehet mundësia për transparencë.

Miratimi në Kuvendin e Kosovës i Projektligjit për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, u kundërshtua nga një pjesë e opozitës. Madje Lëvizja Vetëvendosje tha se ligjin do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Ky Projektligj është skandaloz në aspektin politik, por edhe antikushtetues. Në emër të Grupit Parlamentar ju njoftoj se do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi deputetja Albulena Haxhiu.


Njëra nga pikat e diskutueshme të këtij ligji ishte edhe neni i 15, i cili rregullon Diskrecionin publik dhe ruajtjen e të dhënave.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Arton Demhasaj thotë se me këtë nen, ekipi i ri negociator, shuan shpresat që procesi i dialogut të jetë transparent në të ardhmen.

“Dialogu në të kaluarën ka qenë një proces shumë jo transparent, sepse nuk ka pasur shumë informacione se çka po dialogohet, e njëkohësisht nuk është informuar as Kuvendi se çka ishte dialoguar në Bruksel. Ky proces që tashmë po fillon është përfolë se do të jetë shumë transperent dhe shumë më informues edhe për publikun. Por, përmes ligjit po synohet që të mbyllet qasja në të dhëna, po krijohet përshtypja se edhe ky proces nuk do të jetë transparent”, deklaroi Demhasaj.

Ndërsa, profesori universitarë, Riza Smaka, thotë se konfidencialiteti parimisht është në rregull, por debate sipas tij, qëndron tek ajo se çfarë do të publikohet e çfarë jo.

“Në parim konfidencialiteti është praktikë në juridikaturë dhe jurispodencë, dhe është e justifikueshme në parim”, deklaroi Smaka.

Votimi i Ligjit për dialogun, ka qenë njëri nga kushtet që Partia Social Demokrate i ka vendosur qeverisë për t’ia plotësuar, në këmbim të votës së tyre për buxhetin e shtetit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori