Interi nuk po kalon momentet më të mira në Serie A, pasi ka tri ndeshje që nuk kanë marrë fitore.
Gjiganti italian ka barazuar fillimisht pa gola me Sassuolon, ndërsa ka pësuar nga Torino dhe Bologna me rezultat minimal 1-0.
E pas këtyre rezultateve të dobëta, presioni është rritur në trajnerin Luciano Spalletti i cili mund të shkarkohet.
Ka qenë e përditshmja italiane, Corriere della Sera që ka lajmëruar se trajneri aktual i Interit ka vetëm edhe një rast.
Drejtuesit e klubit i kanë dhënë shansin e fundit trajnerit në ndeshjen ndaj Parmas, ku nëse Inter nuk arrin fitore atëherë Spalletti mund të shkarkohet.
Ish-mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso mund ta marrë detyrën e Spallettit në rast se ky i fundit shkarkohet.
Cambiasso llogaritet si një legjendë e klubit zi kaltër, pasi ka luajtur në Giuzzeppe Meazza për 10 vite nga 2004 deri më 2014.
38-vjeçari gjithashtu ka përvojë në trening pasi aktualisht është zëvendës trajner në Kombëtaren e Kolumbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251