LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton Statutin e Trepçës

Kuvendi miraton Statutin e Trepçës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në orët e para të dielës, Propozim-statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”.

Pro kanë votuar 80 deputetë, 2 ishin kundër, ndërsa 3 kanë abstenuar.


Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se me votimin e Statutit të “Trepçës” është zgjuar gjiganti kosovar.

“Ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se votimi i Statutit me 2/3 e votave të Kuvendit dëshmoi unitet të spektrit politik.

“Ky statut i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saja dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar njërën nga seancat më të gjata të saj, pasi punimet kanë filluar në ora 10:00 të mëngjesit të së shtunës dhe kanë vazhduar pa asnjë pauzë deri pas orës 02:00 të së dielës, duke miratuar shumë projektligje me rëndësi, përfshi atë për pagat në sektorin publik, Projektligjin për dialog me Serbinë dhe Buxhetin për vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori