I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një takim me studentet në sallën e rikonstruktuar të Konviktit të Mjekësisë.
Studentët e mjekësisë që jetojnë në Godinën Nr.1 në qendrën rezidenciale në rrugën “Dibrës” kanë tashmë ambiente më të mira higjenosanitare si dhe një sallë leximi moderne.
Bashkia e Tiranës ka vijuar punimet për rikonstruksionin e plotë të Godinës Nr. 1, ku fillimisht është ndërhyrë në ambientet e përbashkëta, banjat, dushet e sallat e leximit. Punimet u inspektuan sot nga kryeministri, Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, të cilët pasi panë nga afër punimet që po kryhen, po zhvillojnë dhe një bashkëbisedim me studentët që jetojnë aty.
Në fjalën e tij hapëse të këtij bashkëbisedimi kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës në përmbushje të detyrave që i përcakton Pakti për Universitetin, ka filluar punën për rikonstruksionin e një numri të konsiderueshëm konviktesh në të trija qendrat rezidenciale që funksionojnë në Tiranë.
“Donim shumë që këtë fundjavë të bënim një ndalesë të vogël edhe për të parë këtë sallën e re që është bërë edhe për të parë se si u mbaruan, ose se si kanë filluar të mbarohen porositë që u lanë nga kryeministri për secilin prej nesh që mori një copë të Paktit për Universitetin. Ajo copa që i takon Bashkisë së Tiranës ka të bëjë me konviktet. Siç dakordësuam bashkë për planin e punës, fillimisht hapësirat e përbashkëta, pra ato hapësira që ne mund të punojmë dhe mund të investojmë. Mbaj mend si ishte herën e fundit kjo sallë dhe si është transformuar sot, punë ditësh. Siç ramë dakord do të punojmë për dushet, për nyjet higjieno-sanitare derisa ju të jeni në mësim”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Ai bëri të ditur se pas punës me ambientet e përbashkëta, puna do të vijojë edhe në dhomat ku jetojnë studentët, menjëherë sapo të mbarojë mësimi dhe studentët të jenë larguar në shtëpitë e tyre.
“Prandaj insistova atë ditë që është mirë që filloi mësimi që të mos vazhdojë deri në korrik dhe gusht e shtator, na lë shumë pak kohë pastaj që ne të punojmë nëpër dhoma. Megjithatë unë ju falënderoj shumë dhe tani që mbaruam këtu mund të zhvendosemi në pjesë të tjera dhe do të vazhdojmë kështu derisa të fillojnë të lirohen dhomat dhe ndoshta kush largohet më herët mund të, le të themi të rregullohemi në njëfarë mënyre që ne të fillojmë dhe t’i prekim pak nga pak dhomat dhe të maksimizojmë kohën e verës”, u shpreh Veliaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve