Nëse të shtunën nuk miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2019, atëherë Qeveria e Kosovës, nuk do të mund të bëjë asnjë pagesë buxhetore.
Por, ndërkohë mund të aplikohet edhe një zgjidhje kalimtare. Për të mundësuar ndarje të mjeteve nga buxheti, në bazë të procedurave ligjore që zbatohen kur buxheti nuk është miratuar, Kuvendi mundet që me anë të një vendimi të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se është bërë kërkesa në Kuvend për zgjatjen buxhetore, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të pagesave.
Propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje do të shqyrtohet të shtunën në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe miratohet edhe Projektligji për buxhetin e vitit 2019.
Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, Rafuna tha se kanë pasur të drejtë vetëm deri më 31 janar që të bëhet ndarja buxhetore dhe se tani janë duke pritur që në seancën e së shtunës të miratohet vendimi për lejimin e ndarjeve buxhetore ose të votohet Projektligji për buxhetin.
“Në fakt për sot (1 shkurt) nuk kemi asnjë pagesë në pritje. Në rast se votohet vendimi të shtunën, atëherë hyn në fuqi ditën e hënë dhe nuk paraqet asnjë pengesë në mënyrën e bërjes së pagesave. Ne me kohë kemi arritur t’i ekzekutojmë të premten të gjitha pagat për të gjithë shërbyesit që paguhen nga buxheti i shtetit”, tha ai.
Rafuna është optimist që buxheti do të votohet, ngase në të kundërtën, siç tha ai, Ministria e Financave nuk mund të veprojë në mënyrë të kundërligjshme pa e pasur autorizimin ose buxhetin e miratuar.
“Nëse nuk votohet, atëherë dihet që Ministria e Financave nuk mund të veprojë në mënyrë të kundërligjshme dhe nuk e ka ndërmend të veproj në mënyrë të kundërligjshme që të bëj pagesa pa e pasur ose autorizimin ose buxhetin në fuqi dhe atëherë ne na mbetet që të presim se çka do të vendoset në të ardhmen”, tha Rafuna.
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se aprovimi i buxhetit është i nevojshëm edhe për shumë çështje tjera.
Isuf Zejna nga Demokracia Plus, tha për Radion Evropa e Lirë se nëse nuk aprovohet buxheti, vendi nuk mund të shkojë as në zgjedhje ose të shtyjë përpara procese të tjera.
Në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, Zejna tha se deputetët duhet të tregojnë pjekuri për të mos bllokuar shtetin.
“Më shumë sesa vetëm test i numrave në Kuvend të Kosovës, do të jetë edhe një farë testi i pjekurisë së deputetëve që mos ta çojnë shtetin drejt një bllokade, ku nuk mund t’i japin zgjidhje për shkak se nuk kemi numra për të rrëzuar Qeverinë, por në anën tjetër nuk kanë numra të mjaftueshëm për ta aprovuar buxhetin”, tha Zejna.
Nëse nuk votohet buxheti, tha Zejna, Qeveria e Kosovës mund të përballet me bllokadë, njësoj sikurse Qeveria amerikane.
Ministria e Financave sipas Zejnës, ka të drejtë të shlyej vetëm borxhet e tilla si kreditë ose të tjera, derisa të gjitha pagesat tjera janë të pamundura nëse nuk aprovohet buxheti ose kërkesa e Ministrisë së Financave.
“Ndodhë ajo që e kemi parë në një masë të caktuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qeveria nuk mundet të kryejë edhe më tutje pagesat, që do të thotë që një numër i madh i shërbyesve civil nuk do të mund të kryhen për punën e tyre, kontraktorët nuk do të paguhen për kontratat në prokurim publik etj”, tha Zejna.
Kosova ka hyrë në vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Buxheti i Kosovës, sipas projektimit aktual, parashihet të jetë 2.3 miliardë euro dhe si i tillë është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/462581873_1136198807869356_2830967625556687103_n_optimized-780x439.png)
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re