Largimi nga Shqipëria i disa bankave me origjinë nga vendet e Bashkimit Europian duket se ka filluar të japë efektet e para negative në ekonomi. Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se tërheqja e grupeve bankare të BE-së ka dëmtuar kreditimin e ekonomisë shqiptare, duke kufizuar ofertën.
Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, kredia për ekonominë vitin e kaluar ra me 160 milionë euro, duke konfirmuar se Shqipëria po përballet më një ngërç të thellë kreditimi.
Sipas statistikave, në nëntor të vitit të kaluar, kredia totale që bankat kanë dhënë për individët dhe bizneset zbriti në 534 miliardë lekë, nga 554 miliardë që ishte në nëntor të 2017-s. Të dhënat e detajuara tregojnë se, thuajse e gjithë rënia ka ardhur nga kredia për biznesin, gjë që penalizon investimet e reja në ekonomi.
Bankat me origjinë nga vendet e BE-së kanë qenë kreditorët kryesorë të ekonomisë. Por, pas krizës së vitit 2008, disa prej tyre janë larguar, ose kanë ulur ekspozimin në ekonomitë e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, duke lënë pas një boshllëk jo të vogël në ofertën e kredive.
Sipas FMN-së, veç tërheqjes së bankave europiane, arsye të tjera se përse Shqipëria po përballet me ngërç të kreditimit janë niveli i lartë i informalitetit, por edhe zbatimi i dobët i ligjit.
Në deklaratën zyrtare, Bordi i drejtorëve ekzekutivë të FMN-së u ka rekomanduar qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë të ndërhyjnë me masa të shpejta për të rigjallëruar kreditimin e ekonomisë, duke listuar uljen e kredive të këqija, forcimin e së drejtës së pronës dhe zbatimin e ligjit të falimentit, Tch.
Sipas FMN-së, këto masa janë të domosdoshme, pasi ngërçi i kredive është risku i dytë më i madh që mund të dëmtojë rritjen ekonomike, pas ngadalësimit të Eurozonës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A