LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj katër personave për grabitjen të dyfishtë në Isniq të Deçanit 

Aktakuzë ndaj katër personave për grabitjen të dyfishtë në Isniq të Deçanit 

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve, A.N, M.P, Xh.Th dhe S.G, për veprën penale “Grabitje”.

Sipas aktakuzës, më 30 nëntor të vitit 2017 dhe më 15 prill të vitit 2018, katër të pandehurit, A.N., M.P., Xh.Th., dhe S.G., në bashkëkryerje kishin grabitur dy herë një depo të materialeve ndërtimore, pronë e të dëmtuarit V.M, në fshatin Isniq të komunës se Deçanit.

“Në rastin e datës 30 nëntor të vitit 2017, katër të pandehurit,në bashkëkryerje duke hyrë  në depon e materialeve ndërtimore ‘Lira-M’, të maskuar dhe të armatosur, fillimisht e shtrinë për tokë të rojën e depos, të dëmtuarin B.SH., arrijnë t’i marrin shumën prej 2000 (dymijë) euro dhe një qafore të arit në vlerë prej 800 (tetëqind) euro, e ku me pas të dëmtuarit në fjalë ia lidhin duart pas shpinës dhe me çelës ia mbyllin derën e depos dhe largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, në rastin e 15 prill të vitit 2018, sipas aktakuzës, katër të pandehurit, A.N., M.P., Xh.Th., dhe S.G., në bashkëkryerje të pajisur me maska në fytyrë dhe armë, në të njëjtën depo të materialeve ndërtimore, pasi hyjnë  brenda depos së lartcekur, e godasin dhe e lidhin rojën e depos, të dëmtuarin Xh.Z., ku me pas arrijnë të marrin shumën e të hollave prej 300 euro dhe disa pajisje tjera në vlerë prej 200 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën  penale e cila iu vihet në barrë.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori