LAJMI I FUNDIT:

Pas ndërprerjes së grevës flet kryetari i SBASHK-ut: Marrëveshja nuk përfshin rritjen prej 30% të koeficientit, por u përafrua shumë (Video)

Pas ndërprerjes së grevës flet kryetari i SBASHK-ut: Marrëveshja nuk përfshin rritjen prej 30% të koeficientit, por u përafrua shumë (Video)

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në një intervistë për Telegrafi.com, me gazetaren Jehona Hulaj, ka folur rreth marrëveshjes së arritur për ndërprerjen e grevës.

Jasharaj ka treguar se marrëveshja e arritur sot me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, i përafrohet kërkesave të tyre.


“Dje kishim takim me ministrin e financave Bedri Hamza, ku i kërkuam që të ketë lëvizje të koeficienteve në arsim, për të ardhur deri tek situata për ndërprerjen e grevës. Ai me siguri ka komunikuar me kryeministrin dhe kryeparlamentarin, ku sot zhvilluam një takim dhe bashkërisht arritëm marrëveshjen për ndërprerje të grevës”, ka thënë Jasharaj.


Jasharaj ka treguar se në marrëveshje nuk është përfshirë rritja e koeficientit prej 30% siç kanë kërkuar, mirëpo është afër kësaj përqindje.

Ndërpritet greva e SBASHK-ut, mësimi fillon të hënën
Lexo po ashtu Ndërpritet greva e SBASHK-ut, mësimi fillon të hënën

“Marrëveshja i përafrohet kërkesave tona me atë që po garanton dhe ofron qeveria, nuk u arrit 30% por u përafrua shumë, tashmë shumica e punëtorëve të arsimit kalojnë dukshëm tek koeficienti 3 dhe ne e konsiderojmë arritje. Ne kemi bërë luftë dhe grevë që koeficientet të ngritën së paku 30% dhe me vendimin e sotëm, përafrohet gjendja tek kërkesa jonë… ka lëvizje të dukshme, por jo të pritura” , ka thënë Jasharaj, i cili ka shtuar se shumica e anëtarësisë kanë rëndë dakord me këtë marrëveshje.

Kryetari i SBASHK-ut, më tej theksoi se nga e hëna do të fillojë gjysmëvjetori i dytë, dhe se marrëveshja e arritur do të hyjë në funksion në rast se nesër do të votohet Projektligji për Pagat dhe ai për Buxhetin.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë intervistës në Telegrafi.com

“Sot komisioni parlamentar për administrata do të takohet dhe këtë marrëveshje do ta vë në jetë, dhe të gjitha barrierat janë tërhequr sa i përket SBASHK-ut, dhe ne po presim që nesër të votohen projektligji për paga dhe ai i buxhetit”, ka thënë Jasharaj.

Ndërkaq sa i përket orëve mësimore të humbura për këto tri javë, Jasharaj ka thënë se u takon mësimdhënësve nëse do të vendosin për kompensimin apo jo të tyre.

“Ligji mbi grevat nuk urdhëron zëvendësimin e orëve të humbura, por ne do të komunikojmë me mësimdhënësit dhe janë ata që do të vendosin se çfarë do të bëjnë dhe ne do ta bëjmë publik vendimin e tyre”, ka thënë Jasharaj.

Kujtojmë se greva në arsim nisi më 14 janar të këtij viti, dhe zgjati plotësisht tri javë, ku SBASHK-u këmbëngulte në realizimin e kërkesave të tyre, e që ishte ngritja e pagave për mësimdhënësit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori