LAJMI I FUNDIT:

Lekaj ironizon me statusin e Thaçit: Skllotën e heq unë se këtë punë bëj

Lekaj ironizon me statusin e Thaçit: Skllotën e heq unë se këtë punë bëj
Foto: Arkiv

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka ironizuar me statusin e presidentit të vendit Hashim Thaçi, duke thënë se skllotën e borës e heq ministria që ai drejton pasi atë punë ka.

Lekaj ironinë e tij e vazhdoi edhe me zërat e fundit që qeveria ka mundësi të rrëzohet.

“Nuk do bie as bora, as qeveria. Sa për skllotë i kemi bagerat, i heqim. Unë atë punë e bëj”, ka thënë Lekaj, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, ishte i pari kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë në pyetjen se nëse do të hiqet taksa apo do të rrëzohet Qeveria, tha se “bora do të shkrihet dikur, ajo do të shkrihet në të dyja anët”.

Haradinaj në Pejë pyetet edhe për presionin e Amerikës për taksën ndaj produkteve serbe
Lexo po ashtu Haradinaj në Pejë pyetet edhe për presionin e Amerikës për taksën ndaj produkteve serbe

Ndërsa presidenti i vendit Hashim Thaçi kësaj deklarate i ishte kundërpërgjigjur me një status në Facebook.

Thaçi ironizon me Haradinajn për taksën: Bora ka zënë të shkrihet shpejt, uroj të mos bëhet skllotë
Lexo po ashtu Thaçi ironizon me Haradinajn për taksën: Bora ka zënë të shkrihet shpejt, uroj të mos bëhet skllotë

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë”, kishte shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori