Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka dërguar sot letër të gjithë kryeministrave të botës, kurse dje u kishte dërguar letër vendeve anëtare të Quint-it. Këshilltari i kryeministrit, Eroll Belegu, tregoi se përse i pari i Qeverisë ka vendosur që t’i dërgojë këto letra.
Sipas Belegut, kryeministri Haradinaj është detyruar që t’i dërgojë letër vendeve të Quint-it si pasojë e presionit që ka pasur Kosova nga komuniteti ndërkombëtar.
“Në vazhdimësi në kohën e fundit prej që është vendosur taksa ne kemi pasur presion prej komunitetit ndërkombëtar, i njëjti komunitet, i cili nuk ka reaguar në asnjë moment gjatë tërë kohës që Serbia ka bërë padrejtësi drejt Kosovës, qoftë në luftën diplomatike, tërheqjes së njohjeve… barrierave tregtare. Kur po flasë për Serbinë po i referohem edhe Bosnjës njëkohësisht, sepse pak a shumë e kanë mbajt të njëjtën vijë çdoherë. Dhe kur tërë kjo kërkesë apo tërë ky vrull i kërkesave ka ardhur nga Bashkësia Ndërkombëtare edhe realisht ka pasur edhe këtu partitë opozitare po e them kushtimisht po ndoshta edhe në prononcimet e kohë pas kohshme edhe ato me të cilët jemi partner kanë filluar pak a shumë që të dorëzojnë të them këtë pozicionin e fuqishëm që të gjithë e kemi pas rreth taksës. Thjesht kryeministri është detyru që të gjithë shteteve të Quint-it t’iu dërgojë një ofertë, e cila në asnjë moment nuk guxon të edhe pse toni i ofertës mund të pajtohem që është pak më i rreptë ndoshta se që duhet, por megjithatë ajo çka përmban ajo ofertë është kushtet me të cilat ne jemi të gatshëm me largu taksën.”, është shprehur ai.
Belegu ka treguar që kushtet e paraqitura në letër kanë të vetmen kërkesë dhe ajo është njohja nga Serbia.
“Në parim ato, nëse i lexoni të gjitha e përbëjnë vetëm një fjali të cilën kryeministri e ka thënë prej ditës së parë. E, kjo është ne kërkojmë njohje. Realisht të gjitha ato tjerat të cilat janë nëpërmjet asaj letre kanë të bëjnë me njohjen. Natyrisht mos të harrojmë që apostrofimi kryesor në letër është ai që nuk ka shkëmbim të territoreve dhe ne kërkojmë garancat nga faktorët ndërkombëtar që nuk do të ketë ndryshim të territoreve dhe forma si do të arrihet është propozu si një konferencë. Po mos të harrojmë që ajo konferencë realisht është më shumë që të jetë e përgatitur. Tash, a e ka emrin ajo konference apo do të jetë një mbledhje më e gjatë. A do të jenë pesë takime brenda atyre 14 ditëve apo 13 ditëve apo 10 ditëve. Po sidoqoftë nuk mendoj që duhet të ndodhë ajo çfarë ka ndodhur deri sot. Të shkojmë në negociata me duar në xhepa dhe të bisedojmë duke mos e pasur lëndën për të cilën do të diskutojmë përpara”, ka thënë Belegu, në emisionin “Click” të RTV21.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A