LAJMI I FUNDIT:

Newcastle mposht Cityn, mundësi që Liverpooli të shkëputet në krye të tabelës

Newcastle mposht Cityn, mundësi që Liverpooli të shkëputet në krye të tabelës
(Foto Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka regjistruar humbjen e tretë sezonale në Ligën Premier duke pësuar nga Newcastle United (2-1) në St James Park.

Me të filluar ndeshja (1′), Sergio Aguero ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta zhbllokuar rezultatin, pas asistimit nga David Silva.

Aguero shënoi i pari (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa Silva e pati një rast për ta dyfishuar rezultatin në fund të kësaj gjysmëloje, të cilin nuk e shfrytëzoi.


Në pjesën e dytë, nikoqirët përmbysën gjithçka. Fillimisht, Jose Rondon e barazoi rezultatin pas një topi të kthyer (66′).

Golin e fitores e shënoi Matt Ritchie, i cili e konvertoi në gol një njëmbëdhjetëmetërsh në minutën e 80-të.

Matt Ritchie shënoi nga penalltia (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Kjo humbje e lë Manchester Cityn katër pikë prapa Liverpoolit në krye të tabelës dhe lideri do të ketë mundësinë që të shkëputet më shumë në ndeshjen kundër Leicester Cityt.

Newcastle United tash është pesë pikë larg zonës së rrezikut dhe kjo fitore shënon një hap të madh drejt mbijetesës.

Në xhiron e ardhshme, ekipi i Rafael Benitez luan kundër Tottenham Hotspur, kurse të zgjedhurit e Pep Guardiolas zhvillojnë derbin ndaj Arsenalit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x71iryi