LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq ua përcjell serbëve të Kosovës porosinë e Vuçiqit: Të ruhet qetësia

Gjuriq ua përcjell serbëve të Kosovës porosinë e Vuçiqit: Të ruhet qetësia

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq qëndroi të martën në Zveçan, ku u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi ka qenë i mbyllur për media.

Më pas, Gjuriq njoftoi se ka biseduar për problemet me serioze që ballafaqohet populli serb në Kosovë.


Ai vuri në dukje se janë intensifikuar përpjekjet “nga jashtë dhe nga brenda” të thyhet uniteti institucional dhe politik i serbëve në Kosovë, në mënyrë që “populli serb të dobësohet përmes metodave të ndryshme të presionit”.

Gjatë takimit, përmes linjës telefonike është kyçur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka përcjellur mesazhin e bashkimit dhe sesi të ruhet paqja dhe qetësia gjatë periudhës së ardhshme, përcjell Rel.

Gjuriq gjithashtu njoftoi se në takim me përfaqësuesit serbë të Kosovës është diskutuar edhe për 141 projekte të cilat Serbia po i realizon në Kosovë që përfshijnë, shkolla të reja, rrugë dhe spitale.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se serbët e Kosovës dëgjojnë çdo ditë “kërcënimet e pakuptueshme prej përfaqësuesve politikë në Prishtinë mes të cilave edhe për bashkimin e Mitrovicës” duke shtuar se “ qëllimi nuk është bashkimi ekonomik i Mitrovicës por pastrimi etnik i serbëve nga veriu i Mitrovicës”.

“Ne ramë dakord të qëndrojmë unik, siç edhe dëgjuam nga presidenti Vuçiq, pasi shteti i Serbisë është i fuqishëm dhe është me ne”, tha Rakiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori