LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Linkeviçius: Të thellohet bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe Lituanisë në të gjitha fushat

Xhaferi-Linkeviçius: Të thellohet bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe Lituanisë në të gjitha fushat

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Tala Xhaferi sot realizoi takim me ministrin për Punë të Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkeviçius, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Xhaferi e informoi ministrin e Lituanisë se tani pas rrumbullakimit të obligimeve rreth ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, shtëpia ligjvënëse do të vazhdojë të luajë rol kryesor në nxjerrjen e ligjeve të duhura reformuese dhe në këtë kontekst nënvizoi se pret që deri në mesin e muajit shkurt 2019 të harmonizohen dhe të nxirren me një tempo të përshpejtuar, me qëllim që të plotësohen obligimet vijuese deri në qershor të këtij viti, kur presim edhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.

Ministri Linkeviçius falënderoi për mundësinë për takim me kryetarin Xhaferi dhe që në fillim nënvizoi se vizitën e tij të sotme në Republikën e Maqedonisë e përjeton shumë më ndryshe se vizitën tij paraprake për arsye se “tani, theksoi ai, sheh ardhmëri të ndritur për Republikën e Maqedonisë.” Ministri i Lituanisë dha një këndvështrim të veçantë ndaj bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy vendeve, sidomos në kuadër të projekteve dhe programeve të BE-së për ndihmë dhe mbështetje të vendit tonë në fusha të ndryshme si sektori financiar, administrata publike, menaxhimi publik, sundimi i të drejtës dhe tjera. Ai u pajtua për rolin dhe rëndësinë e parlamenteve në periudhën e ardhshme të hapjes së negociatave dhe kapitujve me BE-në dhe potencoi se duhet që i gjithë kapaciteti të inkuadrohet në proceset reformuese.


Kryetari Xhaferi, apeloi te grupet parlamentare për bashkëpunim në të dyja vendet, ta intensifikojnë komunikimin e vet në periudhën vijuese me bindje të thellë se me thellimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet, do të lehtësohet edhe afrimi jonë kah BE a edhe bashkëpunimi ekonomik do të ngritet në një nivel më të lartë. Ky konstatim u pranua njëzëri nga të dy bashkëbiseduesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori