LAJMI I FUNDIT:

Fero lanson këngën e re me 14 shkurt

Fero lanson këngën e re me 14 shkurt
Fero (Foto: Instagram/ferofera)

Reperi Fero i ka njoftuar fansat e tij se më 14 shkurt do ta lansojë projektin e ri muzikor.

Kënga e re mban titullin “Nato” dhe është realizim i producentëve të suksesshëm ZzapnChriss.


Për videoklipin e projektit të ri është kujdesur produksioni Filmnation.

“Alles Baba” është kënga më e fundit e Feronit Shabanit (emri i vërtetë i reperit) që është pritur shumë mirë nga fansat e tij.

Lajmet për FERO
Lexo po ashtu Lajmet për FERO

Videoklipi i kësaj kënge u lansua në fund të muajit dhjetor dhe tashmë ka kaluar shifrën prej 3.5 milionë shikimesh në YouTube.

“Bona fam” është një tjetër këngë që Fero e lansoi gjatë vitit të kaluar, pikërisht në muajin tetor.

Ndërkaq, në qershorin e kaluar, reperi e kishte lansuar këngën “Vi vet”, po ashtu të shoqëruar me videoklip. /Telegrafi/