Bora e cila ka rënë ditëve të fundit në Kosovë, ka inspiruar krerët e shtetit për ta përdorur si metaforë në betejën e tyre politike.
Ishte i pari kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në pyetjen se nëse do të hiqet taksa apo do të rrëzohet Qeveria, tha se “bora do të shkrihet dikur, ajo do të shkrihet në të dyja anët”.
Ndërsa presidenti i vendit Hashim Thaçi duke përdorur metaforën e ‘skllotës” iu kundërpërgjigj këtyre deklaratave të Haradinajt për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ndërsa këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi u përkujdes që presidentin ta përshëndes më një poezi të Ndre Mjedës, e cila i kushtohet “bylbylit të vorfën”.
Se Facebook ka mbetur mjeti i vetëm me të cilin komunikojnë dy krerët e shtetit, tha vetë kryeministri Haradinaj i cili gjatë ditës së sotme deklaroi se ka kaluar një kohë e gjatë prej kur nuk kanë pasur takime sy më sy me presidentin.
“Për besë e kam të vështirë me e komentu postimin e Presidentit për shkak se një kohë të gjatë nuk kemi komunikim ose takime të ndërsjella. Nuk e di për çka e ka pasur fjalën. Si Qeveri e kemi thënë që çdoherë do të punojmë me ekipin negociator për një marrëveshje. Kemi pasë takime multilaterale por një me një nuk jemi takuar”, tha Haradinaj pas takimit të Këshillit ndërministror për investime strategjike.
E në të gjitha këto polemika, opozita e vendit nuk ka përkrahur as presidentin e as kryeministrin.
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK vlerësojnë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Kurse analistët vlerësuan se këto polemika mes krerëve nuk i shërbejnë aspak interesit të vendit.
Opozita as me kryeministrin as me presidentin
Albulena Haxhiu, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për Gazetën Jeta në Kosovë se në të gjithë këtë ‘luftë’ VV-ja nuk e përkrah as kryeministrin e as presidentin.
“Thaçi është i interesuar për falje territori, ashtu siç kërkon Serbia, ndërsa Haradinaj angazhohet për projektin tjetër të dëmshëm siç është bosnjëzimi përmes Zajednicës. Por ne s’e mbështesim as të parën dhe as te dytën madje do bëjmë dyfish opozitë kundër këtyre projekteve te dëmshme, brenda apo jashtë Kuvendit”, tha ajo.
Ndërsa për dëmet e këtij procesi, Haxhiu ia vuri fajin ish bashkëpunëtorëve të saj.
“Procesi aktual do të sjellë gabime të reja, dhe në këtë rast përgjegjësia do të jetë edhe mbi një subjekt si PSD që po teton ta amnistojë dhe legjitimojë Thaçin”, potencoi deputetja Albulena Haxhiu.
Në anën tjetër, Haxhi Avdyli deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se këto polemika janë të dëmshme për interesin shtetëror.
“Ky debat i tyre është bërë shumë i dëmshëm për interesat e Kosovës. Kjo biotomi që ekziston mes organeve të ndryshme udhëheqëse në vendin tonë, ku vendimmarrja është e shkëputur dhe ka tejkalim të kompetencave nga presidenti, tregon se vendimmarrja në këtë qeveri është gjithmonë ad-hoc, e paanalizuar mirë dhe shpeshherë e dëmshme si për buxhetin si për interesat tona strategjike si shtet”, theksoi Avdyli.
Sipas tij është e nevojshme që sa më shpejt Qeveria Haradinaj të japë dorëheqje.
Korrigjimi i kufirit ‘mollë sherri’ mes Haradinajt dhe Thaçit
E të gjitha këto polemika sipas analistit Haki Abazi nuk janë të pazakonta. Madje sipas tij kjo është një tentativë e presidentit Hashim Thaçi për të arritur marrëveshjen finale.
“Thaçi ka thënë këtë gjë që një kohë të caktuar dhe është duke provuar që të shfrytëzoje mandatin e Mogherinit për të kaluar marrëveshjen me Serbinë. Presidenti nuk ka mandat për të marrë vendime ndërsa nëse e ka fjalën për rrëzimin e Qeverisë që të përdorë vakumin atëherë mendoj qe kjo është arsyeja që AAK të japë dorëheqje duke krijuar qeverinë teknike kalimtare me LDK, LVV dhe NISMA”, tha ai për Gazetën Jeta në Kosovë.
Ndërsa Violeta Haxholli, hulumtuese nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha për Gazetën JNK se i gjithë sherri mes dy krerëve filloi pikërisht për shkak të idesë për ‘korrigjimin’ e kufijve të cilën presidenti i promovonte kurse kryeministri e kundërshtonte.
“Kjo ide po vazhdon të jetë mollë sherri mes dy krerëve institucionalë dhe besoj se do të vazhdojë për sa kohë ideja e korrigjimit të kufijve të jetë njëra nga opsionet në marrëveshjen potenciale me Kosovës dhe Serbisë” tha ajo.
Ndërsa sipas Haxhollit, paralajmërimi i presidentit për vendime me interes shtetëror në ditët në vijim, mund të sjellë edhe largimin e taksës.
“Arsyet për këtë paralajmërim mund të jenë se presidenti ndoshta ka marrë ndonjë informacion se në ditët në vijim qeveria mund të marrë ndonjë veprim për taksën 100%, që me gjasë mund të jetë pezullimi apo heqja e taksës. Në këtë rast ai ka dashur që të jete ai i cili e informon publikun për të rejat që mund të ndodhin gjatë kësaj periudhe. Po duket thjeshtë të jetë një veprim tjetër për protagonizëm në opinion”, tha ajo.
Përplasjet Haradinaj -Thaçi nuk i kontribuojnë interesit shtetëror
Analisti Haki Abazi vlerëson se pasojat për këto qëndrime të ndryshme, kanë krijuar një situatë të jashtëzakonshme në vend me ndërhyrje dhe kërcënime për interesin shtetit.
“Të gjitha këto janë krijuar si rezultat i kryeneçësisë dhe sjelljes jokushtetuese të presidentit dhe në anën tjetër të një niveli të shtuar të naivitetit të kryeministrit i cili si duket ka menduar që mund t’i besojë Veselit përderisa loja e Veselit ka qenë me shumë fytyra dhe ka blerë kohë për ta demonizuar dhe shkatërruar qeverinë në moment duhur sipas binomit Thaçi- Veseli”, theksoi ai duke shtuar se është momenti i duhur që Haradinaj të japë dorëheqje dhe të krijohet një koalicion i madh për shpëtimin e shtetit.
Edhe Violeta Haxholli nga KDI, në një deklarim për Gazetën JNK mendon se kjo ‘sjellje’ e krerëve të shtetit nuk i kontribuon aspak arritjes së qëndrimit unik shtetëror sa i përket procesit të dialogut.
“Edhe nëse hiqet taksa dhe dialogu vazhdon, sfida e radhës për krerët institucionalë do të jetë që të ndërtojnë një qëndrim unik shtetëror, pra të dakordohen sa i përket asaj se cilat janë opsionet për marrëveshjen potenciale dhe finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka potencuar Haxholli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474199609_532609146465787_8850229421943599318_n-780x439.jpg)
"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi