LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bashkimi nënshkruan me Drilon Hajrizin

Zyrtare: Bashkimi nënshkruan me Drilon Hajrizin

Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi është lojtari më i ri i klubit prizrenas, Bashkimi.

Bashkimi ka pretendime të mëdha këtë sezon për të mbrojtur titullin kampion në Superligën e Kosovës dhe për të shkuar larg në Ligën Ballkanike.

Kështu, drejtuesit e klubit prizrenas janë vënë në treg për përforcimin e skuadrës së tyre në këtë afat kalimtar.


Të gjitha lajmet rreth KB Bashkimit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KB Bashkimit

Arpagjik’t  kanë arritur tashmë të transferojnë një basketbollist të njohur nga Kosova.

Bëhet fjalë për basketbollistin mitrovicas, Drilon Hajrizi, i cili ka nënshkruar sot (e hënë) me Bashkimin.

Është vet klubi prizrenas që ka njoftuar me anë të profilit të tyre zyrtar transferimin e Hajrizit.

“Drilon Hajrizi nënshkruan me klubin e qytetit. Nga sot Driloni do të jetë pjesë e KB Bashkimit”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

Ndryshe, Hajrizi ka bërë karrierë edhe në skuadrat tjera të mëdha nga Kosova si Trepça, Prishtina dhe Peja, ndërsa së fundmi luajti edhe në Japoni. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Të gjitha momentet e diskutueshme nga finalja e Kupës së Mbretit: Analiza për gjykimin e De Burgos Bengoetxea

Të gjitha momentet e diskutueshme nga finalja e Kupës së Mbretit: Analiza për gjykimin e De Burgos Bengoetxea

La Liga
Vjen reagimi i Antonio Rudiger pas kartonit të kuq - ai ka disa fjalë për gjyqtarin

Vjen reagimi i Antonio Rudiger pas kartonit të kuq - ai ka disa fjalë për gjyqtarin

La Liga
Gjyqtari De Burgos Bengoetxea ka përjashtuar tre lojtarë të Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit

Gjyqtari De Burgos Bengoetxea ka përjashtuar tre lojtarë të Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve - Perez ka marr vendim për këtë sezon

E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve - Perez ka marr vendim për këtë sezon

La Liga
Mesazhi i Gerard Piques pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Mesazhi i Gerard Piques pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

La Liga
Hansli Flick flet për dy trofetë e radhës që Barcelona mbetet në garë, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

Hansli Flick flet për dy trofetë e radhës që Barcelona mbetet në garë, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

La Liga
Kalo në kategori