Rritja e pagave dhe beneficioneve për zyrtarët e lartë qeveritarë, vazhdon të shihet si një prej shkaqeve që çuan në rritjen e pakënaqësive sociale në Kosovë.
Ndërkaq, me hartimin e Projektligjit për pagat, i cili i parasheh koeficientet e pagave për kategoritë buxhetore, pakënaqësitë kulmuan me greva.
Aktualisht grevat janë shndërruar tashmë në një dukuri të shprehjes së pakënaqësive të punonjësve në sektorët e ndryshëm publikë.
Punonjës të arsimit, shëndetësisë e së fundit edhe shërbyesit civil, po vazhdojnë me këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë. Grevat, po shihen si mjet për t’i bërë trysni Qeverisë së Kosovës, që përmes Ligjit për paga të rrisë koeficientin, që rrjedhimisht nënkupton edhe rritjen e pagave.
Greva e punonjësve të arsimit në Kosovë ka filluar tre javë më parë dhe është duke vazhduar. Në grevë, po ashtu për më shumë se një muaj janë edhe mjekët kirurgë dhe ortopedët kirurgë.
Të gjithë punonjësit të cilët janë në grevë, janë për rritje të koeficientit të pagës. Disa prej tyre kërkojnë që koeficienti të rritet 30 për qind, e disa deri në 40 për qind.
Kjo pakënaqësi e punonjës në sektorin publik thuhet të ketë ardhur pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, drejtuar nga Ramush Haradinaj, për rritje të pagës për kabinetin qeveritar. Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa kishte qenë ishte bërë 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.
Eksperti i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu thotë për Radion Evropa e Lirë se pakënaqësitë sociale të qytetarëve janë në rritje dhe kjo kërkon zgjidhje urgjente.
“Që të gjendet arsyeja pse kemi ardhur në këtë situatë është fare e lehtë. E para është se ka një agjendë politike të ngarkuar dhe janë anashkaluar proceset tjera. Në rend të dytë kemi humbje të kohës duke tentuar të krijojmë probleme dhe jo të zgjidhim problemet dhe e treta të gjitha këto pakënaqësi sociale të punonjësve kanë filluar që kur Qeveria aktuale, e ka filluar mandatin e vetë me kërkesa të pakuptimta për rritje të pagave dhe e tëra kjo gjeneron një indeks zinxhiror të pakënaqësive dhe dëshirave për rritej të pagave”, thotë Gërxhaliu.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën tha se pakënaqësitë sociale që janë shpërfaqur këto ditë nga punëtorë të sektorëve të ndryshëm publikë në Kosovë, do të rregullohen me miratimin e Ligjit për pagat.
Megjithatë, sipas Gërxhaliut greva e punonjësve në arsim, shëndetësi dhe të gjitha grevat që janë paralajmëruara nga punonjësit në sektorin publik, janë një përgjigje siç thotë ai “ndaj arrogancës së pushtetit sesa që është nevojë sociale”.
Për të dalë nga kjo gjendje në të cilën aktualisht po përballet vendi, shton Gërxhaliu, duhet të tërhiqet Projektligji për pagat dhe të vihet të debat.
“Zgjidhja është e thjesht, në rend të parë të kemi dialog të mirëfilltë dhe ta kthejmë Ligjin për paga në debat. Pakënaqësitë janë duke rritur çdo ditë dhe në këtë drejtim mundësitë buxhetore janë të limituara që të kemi një rritje të pagave bazuar në këto kërkesa. Është koha kur duhet të kemi dialog, duhet të kemi një partneritet të mirëfilltë dhe të mos mendohet se interesat e partive apo grupeve të caktuar janë mbi shtetin”, thotë Gërxhaliu.
Ndërkohë edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë deklaruar se shpërfaqjen e pakënaqësive të punëtorëve përmes grevave, po i nxit Qeveria e Kosovës.
Avni Ajdini, kryetar i BSPK-së, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë pati thënë se grevat janë vazhdimësi e pakënaqësive të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës rriti pagat për zyrtarë të lartë të saj.
“Pagat që u rritën në përqindje të lartë për zyrtarë të Qeverisë dhe jo për punëtorët, Kjo i nxiti të gjitha federatat që të organizojnë greva të ndryshme për realizimin e të drejtave të tyre. Të gjitha kërkesat janë legjitime në përputhshmëri me ligjet dhe konventat ndërkombëtare për punëtorët”, ka thënë Ajdini.
Projektligji për pagat, i cili është paralajmëruara se do të dalë në miratim në seancën parlamentare më 31 janar, ka të përfshirë 12 koeficient të pagave.
Në bazë të këtij Projektligji për pagat, në koeficientet nga 3 deri në 4 janë përfshirë mjeku i përgjithshëm e deri te mjeku specialist.
Ndërkaq më poshtë në pozitat nga 1.7 deri në 2.5, përfshihen përfaqësues të sistemit arsimit, bashkë me edukatorët e kopshteve deri te drejtorët e shkollave të mesme.
Koeficientet më të lartë të pagës, sipas këtij projektligji, parashihen për presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje