LAJMI I FUNDIT:

Sistemi i sigurisë duhet të forcohet

Sistemi i sigurisë duhet të forcohet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se sistemi i sigurisë së vendit është në proces të formimit dhe se duhet të kujdesen që ky forcim të ndodhë.

“Kosova nuk bënë përjashtim pra sikurse edhe vendet tjera i kushtohet pra, i jep rëndësi sigurisë së udhëtimit, sigurisë së udhëtarëve dhe të dhënave. Sistemi jonë i sigurisë është në proces të formimit dhe ne duhet të kujdesemi që ky forcim pra të forcohet, të ndodh sa më shpejt duke përmirësuar performancën e secilit institucion një nga një. Dhe duke përmirësuar sistemet tona të mbikëqyrjes edhe në pikat hyrëse kufitare. Pasi që të kemi përmirësim siguria merr kuptimin e plotë dhe siguron rezultate zingjirore, ku secila hallkë duhet të tregojë rezultate për qëllimin tonë të përbashkët. Ky efekt zingjiror i funksionimit përfshinë pra Policinë, doganat, inteligjencën dhe institucionet tjera për sundimin e ligjit. Policia e Kosovës gëzon besim të lartë nga qytetarët tanë, është një institucion kredibil nga ku edhe fillon e tërë përpjekja jonë për ta luftuar krimin”, tha ai.


Kryeministri rolin e doganave e ka cilësuar kyç, sidomos në pikat e ndjeshme ku mund të kërcënohet siguria. Për këtë tha se bashkëpunimi në pika kufitare është i domosdoshëm.

“Agjencia Kosovare për Inteligjencë është forca bashkuese e agjencioneve për zbatim të ligjit, informatat janë më të rëndësishme. Me kërcënimet e fundit globale Kosova nuk është imune, siguria jonë varet nga institucionet e zbatimit të ligjit. Metodat e fundit të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit janë edhe më të sofistikuara, andaj duhet ta përmirësojmë qasjen, sistemin dhe bashkëpunimin”, tha kryeministrin.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori