LAJMI I FUNDIT:

Atalanta me rikthim sensacional arrin barazim ndaj Romës

Atalanta me rikthim sensacional arrin barazim ndaj Romës
Atalanta - Roma (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Atalanta ka bërë një nga rikthimet më të mëdha këtë sezon në Serie A, pasi nga 0-3 ka barazuar në 3-3 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi mysafirëve të Romës, të cilët shënuan edhe tri gola, kundrejt një të vendasve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë dhe ishte Edin Dzeko, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Nicolo Zanilos.


Dzeko shënoi dy gola gjatë pjesës së parë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 33-të ishte përsëri Dzeko, i cili gjeti golin e 0-2, ndërsa në minutën e 40-të Stephan El Shaarawy ngriti epërsinë në 0-3.

Pas këtij goli, Atalanta u kthye në lojë duke arritur të ngushtojë epërsinë në 1-3 në minutën e 44-të me anë të Timothy Castagne.

Castagne shënoi golin e parë për Atalantas (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Atalanta ishte ekipi i vetëm që luajti dhe arriti të kthehet në lojë dhe të barazojë rezultatin.

Në minutën e 59-të ishte mbrojtësi Raphael Toloi, i cili me kokë shënoi për 2-, ndërsa Duvan Zapata, i cili humbi penalltinë në minutën e 70-të arriti ta përmirësoj gabimin një minutë më vonë duke barazuar rezultat në 3-3.

Rafael Toloi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli, pati edhe disa raste tjera nga vendasit, por pa arritur të bëjnë rikthimin e çmendur dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3-3.

Pas këtij barazimi, Atalanta gjendet në pozitën e shtatë me 32 pikë, ndërsa Roma e pesta me 34 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Roma e pret në shtëpi Milanin, ndërsa Atalanta udhëton te Cagliari. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori