LAJMI I FUNDIT:

Stoillkovski: A janë qytetarët të detyruar ta paguajnë transportin privat dhe mbledhjet private të LSDM-së?

Stoillkovski: A janë qytetarët të detyruar ta paguajnë transportin privat dhe mbledhjet private të LSDM-së?

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski para selisë së LSDM në konferencë shtypi tha se “LSDM po keqpërdor resurset shtetërore për qëllime partiake”.

Sipas Stoillkovskit qytetarët paguajnë për mbledhjet e funksionarëve partiak të LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Radmilla sheqerinska, Oliver Spasovski, Ljupço Nikollovski dhe Mila Carovska, që janë ministra në Qeveri në mbledhje partiake vijnë me vetura zyrtare. Sheqerinska, Spasovski, Nikollovski dhe Carovska në mënyrë joligjore shfrytëzojnë automjetet jashtë orarit të punës dhe për takime private. Sipas asaj që u publikua në media, ministrat nuk ishin të vetmit që shfrytëzonin vetura zyrtare, keqpërdorime ka edhe nga një numër i madh drejtorësh dhe të zgjedhur të tjerë nga kjo parti”, tha Stoillkovski.


Ai pyeti nëse qytetarët e Maqedonisë janë të detyruar ta paguajnë transportin privat dhe mbledhjet private të LSDM-së.

“A është kjo departizim i administratës që e premtonin de për të cilën flisnin me zë të plotë? Keqpërdorimi i veturave zyrtare për qëllime partiake është kulmi i partizimit të shtetit. Kjo tregon se LSDM nuk bën dallim mes partisë dhe shtetit. LSDM duhet të përgjigjet, se sa kushton një mbledhje e LSDM-së”, tha mes tjerash Stoillkovski duke shtuar se keqpërdorimi i resurseve shtetërore është edhe një arsye që LSDM të ikë nga qeverisja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Lajme
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e vdekjes

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e vdekjes

Lajme
Vizita e Lajçakut në Kosovë, Qeveria tregon se çka u bisedua

Vizita e Lajçakut në Kosovë, Qeveria tregon se çka u bisedua

Lajme
Kalo në kategori