LAJMI I FUNDIT:

Homazhe në nderim të zëvendësministrit Arian Daci (Foto

Homazhe në nderim të zëvendësministrit Arian Daci (Foto

Arkivoli me trupin e pajetë të zëvendësministrit të ndjerë Ariand Daci, është vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku qytetarë të shumtë dhe udhëheqës institucionesh e personalitete të ndryshme publike po bëjnë homazhe.

Të pranishëm janë babai i Arianit, Nexhat Daci dhe familjarët e tjerë të tij.

Homazhe pranë trupit të Dacit ka bërë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili më pas edhe ka shënuar në librin e zisë.


“Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë, ku duke u lëshuar jashtë pistës së skijimit, është lëshuar edhe një ortek i cili e ka zënë të ndjerin.

Ndryshe, Daci 40- vjeçar ka qenë farmacist me profesion dhe njihej si skijator në shtigje ekstreme të skijimit.

Poashtu, gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori