Një trafostacion i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë, ditë më parë ishte përfshirë nga zjarri ku si pasojë qyteti i Mitrovicës kishte mbetur pa energji elektrike.
Por, pas katër ditësh në terr, qytetit të Mitrovicës, i është kthyer energjia elektrike.
Përmes një komunikate për media KEDS-i thotë se është kyçur edhe linja e tretë e furnizimit për Mitrovicën.
“Tashmë e tërë Mitrovica ka energji elektrike. Kjo, pasi është kyçur edhe linja e tretë e furnizimit për këtë qytet. Aktivizimi është arritur falë rifuknsionalizimit të linjës që derivon nga një trafo e vjetër e Trepçës e cila ishte jashtë funksionit. Ekipet e KEDS-it kanë kyçur lidhjen 35 kV, ekipet e KOSTT-it linjën 110 kV dhe Trepça ka ofruar trafon”, thuhet në komunikatë.
KEDS shton se para tri ditësh si rezultat i një pune të jashtëzakonshme në Mitrovicë ishin krijuar dy linja furnizuese për këtë qytet dhe fshatrat përreth, duke përfshirë edhe Trepçën, përcjell Telegrafi.
“Kjo ishte arritur falë 90 punëtorëve të KEDS’it dhe 30 punëtorëve të kontraktuar nga kompania, të cilët kanë arritur në afat rekord të krijojnë lidhjen e Mitrovicës si nga ana e Vushtrrisë, ashtu edhe nga nënstacioni i Vallaqit në veri të vendit. Ekipet e KEDS kanë arritur që të instalojnë brenda ditës rreth 2000 metra përçues 95 mm dhe 400 metra kabllo nëntokësore. Të njëjtën ditë janë vendosur 12 koka kabllovike dhe material tjetër përcjellës, të cilat kanë bërë që të funksionalizoheshin njëherësh dy linja të reja 35 kilovoltëshe, të mjaftueshme për furnizim të Mitrovicës me rrethinë”, thuhet në komunikatë.
Por, pasi KEDS kreu të gjitha punët, riaktivizimi i linjës së Vallaqit ishte i pamundur për shkak të procedurave teknike që nuk janë përgjegjësi e kompanisë. Kjo kishte bërë që furnizimi të bëhej vetëm nga nënstacioni i Vushtrrisë që siguronte energji për rreth 85 për qind të qytetarëve, pasi transformatori i KOSTT’it nuk kishte kapacitete më tepër.
Por, falë riaktivizimit të linjës së tretë, ky problem është tejkaluar.
Problemet me rrymë në këtë ndërmarrje dhe në Mitrovicë kishte që nga 22 janari për shkak të djegies së një trafostacioni në Trepçë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?