LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Marrëveshja e Prespës hap rrugët për një ardhmëri më të mirë për qytetarët e Maqedonisë

Zaev: Marrëveshja e Prespës hap rrugët për një ardhmëri më të mirë për qytetarët e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot deklaroi se me “marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj do të hapet rrugë për ardhmëri më të mirë për qytetarët e Maqedonisë”.

Sipas tij, me pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës, fitimtarë janë qytetarët e dy vendeve por edhe qytetarët e rajonit. Fitimtarët janë, thotë Zaev, edhe ata që e kundërshtuan marrëveshjen, për shkak se për ato vjen koha e prosperitetit, miqësisë dhe paqes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev e uroi homologun e tij Alexis Tsipras për votimit fitimtar në Kuvend për marrëveshjen e Prespës, si dhe anëtarët e kuvendeve të të dy vendeve, që kanë zgjedhur ta japin votën e tyre ku. siç thotë Zaev, fiton ardhmëria.


“Unë dhe miku im Tsipras verën e kaluar arritëm marrëveshje. Bashkërisht me ekipet tona të udhëhequra nga ministrat e Punëve të Jashtme erdhëm në konkludim – secila palë duhet të jep diçka për të marrë më shumë”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se se arritja e marrëveshje s’ka qenë e lehtë, por se ka qenë e nevojshme për dy vendet dhe dy popujt./Telegrafi/