Vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, Besarta, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje nga lufta mes Familjes Jashari dhe ushtrisë serbe.
Besarta tregon se luftimet që kishin filluar me 5 mars të vitin 1998 kishin lënë të vdekur gruan e Adem Jasharit, ndërsa të tjerët kishin qenë të gjallë deri më 7 mars.
Pjesëtarja e Familjes Jashari tregon se i pari që kishte rënë duke luftuar me ushtrinë serbe me 7 mars kishte qenë Adem Jashari, e më pas, sipas saj, babai Hamza dhe gjyshi i saj, pasi ata tre ishin në një dhomë, ndaras nga pjesa tjetër e familjes.
“Pas vrasjes së tyre, tanket kanë filluar të afrohen edhe më shumë te shtëpia jonë. Ato kanë filluar të gjuajnë në drejtim të dhomës sonë, pasi nga kjo dhomë djemtë tonë ishin vazhdimisht duke gjuajtur me armë në drejtim tyre. Ata filluan më pas të bombardojnë dhomën tonë”, rrëfen ajo, përcjell Telegrafi.
Pas bombardimit të dhomës, Besarta rrëfen edhe ecurinë e ngjarjes ku tregon edhe për personat e familjes së saj që kishin mbetur gjallë deri në ato momente.
“Momentin e fundit kemi mbetur gjallë unë, motra Blerina, Kushtrimi dhe Hidajetja – vajza e Rifatit. Unë kam dalë nga dhoma për të parë mos janë larguar serbët. Sapo kam dalë nga dhoma serbët kanë filluar të gjuajnë në drejtim timin dhe jam kthyer në dhomë. Kam pyetur Hidajetin se ku është Kushtrimi, por mu përgjigj se ai ka dalë pas meje dhe nuk u kthye. Më vonë nëpër foto kam parë se Kushtrimi është vrarë në oborr”.
Bija e heroit Hamëz Jashari tregon më tej se serbët nuk ishin ndalur duke gjuajtur bomba në dhomën ku kishin mbetur vetëm tri veta.
“Pasi kanë hyrë në shtëpi serbët janë afruar dhomës sonë dhe kanë gjuajtur granata dhe bomba. Në atë moment ka mbetur e vrarë Hidajeti dhe është plagosur në gjithë trupin Blerina. Unë kam shkuar në dhomën ku ka qenë baci Adem dhe jam shtrirë sikurse të isha e vdekur”.
Ajo rrëfen më tej se serbët e kanë zbuluar se ajo ishte e gjallë duke marrë dhe nxjerrë nga shtëpia.
“Kanë hyrë forcat serbe dhe kanë prekur secilin familjar duke shikuar a janë të vdekur. Ata kanë marrë armët e bacit Adem dhe kanë lozur me to. Kur kanë ardhur tek unë kanë parë që jam e gjallë dhe më kanë marrë e më kanë nxjerrë jashtë. Aty kishte qenë e shtrirë e vdekur motra ime Blerina”, rrëfen ndër të tjera Besarta Jashari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje