Për 20 ditë qytetarët nëpër pikat pagesore rrugore do munden të paguajnë përmes kartelave elektronike të ashtuquajtura kartela “smart”. Sistemi i ri i pagesës elektronike është në fazën e fundit. Në fillim pagesa do mund të bëhet edhe me para në dorë edhe në mënyrë elektronike. Pas test periudhës, të gjithë, edhe udhëtarët e vendit edhe të huajt patjetër do duhet të kenë kartela smart. Ato do të ndahen falas, ndërsa do të mbushen me para në të gjitha pikat pagesore, nëpër pompa të benzinës, nëpër vendkalimet kufitare dhe online. Pagesë të këtillë elektronike për momentin kanë vetëm 5 pika pagesore, ndërsa nga qershori, me fillimin e sezonit turistik, në mënyrë elektronike do mund të paguajnë të gjitha automjetet që kalojnë nëpër Korridorin 10, respektivisht nga Bllaca deri në Bogorodicë.
Në pikat pagesore në Ramanli, Sopot, Otovicë, Petrovec dhe Milladinovc, mendoj se do mundet për 15 ditë, ndërsa kur thatë nga Tabanovci në Gjevgjeli për një muaj, do duhet të presim një muaj e gjysmë të përfundojë ndërtimi i pikës pagesore në Gradsko”- tha Zoran Kitanov, drejtor i Agjencisë së rrugëve.
Ndryshe të dyja pikat pagesore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë po ndërtohen me intensitet të shpejtuar. Në maj do jetë gati ajo në Gjevgjeli, ndërsa në qershor pika pagesore në Demir Kapi. Sistemi i pagesave elektronike në pikat pagesore do të mbikëqyret nga Qendra e re për mbikëqyrje dhe kontroll të qarkullimit e cila pritet të jetë gati për rreth 20 ditë. Nga kjo qendër, përveç pikat pagesore, do të mbikëqyren edhe të gjitha autostradat në vend dhe në këtë mënyrë do të evitohen rrëmujat nëpër autostrada.
Dua të theksoj se investimi është 18.6 milionë euro dhe pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në këtë objekt i njëjti do të vihet në funksion, gjegjësisht do të vihen në funksion pikat pagesore elektronike përgjatë Korridorit 10”- pohoi Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në autostradën e re Milladinovc- Shtip e cila së shpejti pritet të lëshohet në përdorim, në fillim vozitja do të jetë pa pagesë pasi të dyja pikat e pagesës në këtë rrugë tek do duhet të ndërtohen. Pagesë e plotë elektronike në të gjitha pikat pagesore pritet deri në fund të vitit kur do të përfundojë modernizimi i pikave pagesore përgjatë Korridorit 8./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker