LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez duket e tensionuar në ditën e tretë të dietës së saj “pa sheqer dhe pa karbohidrate”

Jennifer Lopez duket e tensionuar në ditën e tretë të dietës së saj “pa sheqer dhe pa karbohidrate”

Jennifer Lopez është shfaqur në Miami të enjtën me trup të tonifikuar dhe në formë, por mjaft e tensionuar.

Këngëtarja dhe aktorja 49 vjeçare është shfaqur duke bartur sutjena sportive ngjyrë vjollcë teksa shkoi në qendrën SOMI Fitness.


Aktorja e “The Second Act” është në ditën e tretë të dietës së saj “pa sheqer dhe pa karbohidrate” që duhet të zgjasë dhjetë ditë.

Në këtë plan dietal të saj është edhe bashkëshorti, Alex Rodriguez.

Por, dieta po ndikon ndjeshëm në disponimin e saj, që ka thënë se është shumë e uritur dhe me këtë rast dështoi që të buzëqeshë para paparacëve.

Diva e muzikës pop ishte brenda një veture SUV me ngjyrë të zezë.

Ushqimi i Jennifer Lopezit, Foto: Instagram

J-LO dhe A-Rod tashmë kanë vendosur që bashkë të ndërmarrin planin dietal duke mos pranuar që të konsumojnë sheqer dhe karbohidrate.

Ajo të mërkurën pranoi se është “vërtetë, vërtetë e uritur”, teksa postonte në rrjetet sociale duke u shfaqur duke stërvitur.

“Unë vërtet besoj se kur kujdeseni për veten dhe punoni që të qëndroni të shëndetshëm, ju po ashtu jeni më të kujdesshëm ndaj atyre që duani. Kështu që për mua është pa dyshim prioritet puna në fitnes”, theksoi J-LO së fundmi për revistën Hello.

Jennifer dhe Alex janë në lidhje që nga shkurti i vitit 2017 dhe gjithmonë janë parë duke stërvitur së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori