Nëse vuani nga artriti, këta dhjetë artikuj menjëherë largoni nga ushqimi
Artriti është sëmundje e ndryshueshme, e cila mund t’ju sulmojë në cilëndo fazë të jetës
Artriti çon në shfaqjen e inflamacioneve të nyjave dhe ua pamundëson të sëmurëve që të kryejnë aktivitetet e përditshme, siç janë veshja dhe ngrënia, transmeton Telegrafi.
Edhe pse mund të jetë i butë, por edhe shumë i fuqishëm, çdo formë është e pakëndshme.
Njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sëmundje e dinë sa ajo mund të zbutet me ushqim, por ka edhe të tillë të cilët nuk dinë që disa artikuj ushqimorë mund t’ua përkeqësojnë gjendjen.
Nëse vuani nga artriti, këta dhjetë artikuj hiqni nga menyja.
Gluteni
Pos që ndikon në tretje, ai ndikon si te humori ashtu dhe te artriti. Gluteni i cili gjendet në grurë, shkakton inflamacionin në trup, madje edhe nëse nuk keni celiaki.
Qumështi
Qumështi përmban komponentin i cili quhet kazein, që është proteinë e njohur për tretje dhe që është e njohur për shkak të shkaktimit të inflamacionit nëpër trup.
Vaji
Ky artikull është shumë e vështirë të shmanget nga menyja, sepse mjaft ushqime përmbajnë vajra. Vaji i thatë i cili përmban omega 6 të thartirës yndyrore është i keq për nyjat tuaja.
Ushqimi i fërguar dhe i përpunuar termikisht
Ushqimi i shpejtë është i tmerrshëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ushqimi i pjekur në skarë, i ringrohur apo i pasterizuar
Kur e ziejmë ndonjë ushqim, nusproduktet toksike të cilat quhen glikozina të avancuara shkaktojnë reagime autoimune të trupit, gjë që rezulton me inflamacion të nyjave.
Disa perime
Eliminoni pataten nga ushqimi nëse keni artrit. Specat djegës, patatet dhe domatet përmbajnë komponentin i cili quhet solanin, i cili ka veprim negativ te artriti.
Sheqeri
Çdo gjë që përmban fruktozë, glukozë apo saharozë shkakton inflamacion në nyja.
Karbohidratet e rafinuara
Konsumoni drithërat e plota, sepse drithërat e rafinuara çojnë në shtim peshe trupore.
Duhani
Konsiderohet shkaktar i shfaqjes së artritit reumatik.
Alkooli
Shton rrezikun për prodhimin e thartirës, e cila çon deri në inflamacione në trup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'