LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat në Australi arrijnë mbi 46 gradë celsius, ngordhin 90 kuaj dhe miliona peshq (Foto/Video, +18)

Temperaturat në Australi arrijnë mbi 46 gradë celsius, ngordhin 90 kuaj dhe miliona peshq (Foto/Video, +18)

Mbi 90 kuaj të egër kanë ngordhur në Australi si rezultat i temperaturave shumë të larta. Autoritetet përkatëse kanë gjetur kafshët e ngordhura jo larg Alis Springs. Dhjetëra kafshë kishin ngordhur nga dehidrimi dhe mungesa e ushqimit në një kanal të tharë uji.

Ekipet e shpëtimit kishin nisur kërkimin e kafshëve, kur banorët e zonës i njoftuan se kuajt e egër nuk janë shfaqur tash e disa ditë. Ata zakonisht pinin ujë në kanalin që tashmë është tharë, dhe kur burimi i vetëm mbeti pa ujë kuajt ngordhën, transmeton Telegrafi.


Australia është prekur nga temperaturat e larta që tashmë kanë thyer të gjitha rekordet. Në Adelaide sot është regjistruar temperatura prej 46,2 gradë celsius, duke bërë kështu të thyhet rekordi që ishte regjistruar në vitin 1939.

Javën e kaluar ishte raportuar se si rezultat i tharjes së kanaleve dhe lumenjve të shumtë, miliona peshq kanë ngordhur. Në anën tjetër autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me rrezet e diellit, përveç nëse janë të detyruar për çështje të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori