LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kosova ndër të parat në rajon që bëhet me Kod Civil

Tahiri: Kosova ndër të parat në rajon që bëhet me Kod Civil

Drafti i Kodit Civil të Kosovës është finalizuar dhe së shpejti pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për të marrë sugjerimet e fundit, që më pastaj të miratohet.

Kështu është bërë e ditur në aktivitetin “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës”, organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë.

Me këtë rast, është thënë se Kodi Civil prek qytetarët e Kosovës në jetën e tyre të përditshme, siç janë kontratat dhe marrëveshjet e tyre, duke përfshirë të drejtat e tyre pronësore. Po ashtu, ndikon në mënyrën se si regjistrohet jeta familjare dhe atë se cilat të drejta trashëgimore mund t’i ketë njeriu.


Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Republika e Kosovës ndër të parat në rajon po bëhet me Kod Civil, e kjo sipas tij vije falë punës më shumë se 2 vjeçare të profesionistëve të kësaj fushe që për muaj të tërë kanë bërë debate se si duhet të rregullohet fusha e të drejtave civile në vend.

I pari i Drejtësisë është shprehur se me të marrë detyrën e ministrit ka pasur tri prioritete, sundimin efikas të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe qasje efikase në drejtësi. Kjo e fundit sipas tij është e lidhur pikërisht me Kodin Civil.

Krahas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, Tahiri tha se Kodi Civil ka qenë dhe është prej prioriteteve të tij dhe të ministrisë që e drejton.

Tahiri ka treguar edhe hapat që i kanë ndërmarrë gjatë hartimit të draftit të Kodit Civil, ku ka përmendur se Kushtetuta e Kosovës ka qenë udhërrëfyesi themelor.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se është bërë një punë e madhe në hartimin e këtij drafti, teksa është shprehur se mezi pret që të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se kodi rregullon marrëdhëniet familjare, detyrimet dhe trashëgiminë dhe të drejtat civile.

Apostolova tha se të gjitha këto janë të grupuara në një kod i cili është i qasshëm për të gjithë.

Gjatë hartimit të draftit sipas Apostoloves, vëmendje e veçantë i është dhënë kontekstit kosovar dhe të drejtave bazike të cilat garantohen nga kultura, Kushtetuta dhe normat sociale, e po ashtu edhe vlerave themelore të BE-së për legjislacion.

Në këtë aktivitet është bërë e ditur se Kodi Civil i ri ka 5 pjesë: Pjesa e Përgjithshme, Libri për të Drejtën Familjare, Libri për Obligimet, Libri për të Drejtat Pronësore dhe Libri për Trashëgiminë.

Këto libra përputhen me standardet e aplikueshme të Bashkimit Evropian dhe do mbështesin bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile – lokale dhe ndërkombëtare – me të gjithë partnerët përkatës, si gjyqësori, avokatët, noterët, odat ekonomike dhe të gjithë partnerët e tjerë relevantë profesionalë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori