Projektligji i ri për pagat i propozuar nga Qeveria Haradinaj, ka shkaktuar pakënaqësi të shumta, gjë që ka bërë që sektorë të ndryshëm të hyjnë në Grevë.
Sektorët që tashmë janë në grevë assesi nuk po i pranojnë ofertat për rritje të pagave nga Qeveria.
Presidenti ka koeficientin më të lartë të pagës, që vlerësohet me koeficientin 12. Ai do të ketë pagën 2,868 euro, që i bie rreth 196 euro më shumë se që e ka aktualisht e që është 2,672 euro.
Me vendimin e fundit të Qeverisë paga e kryeministrit do të jetë 2,950 euro. Por, së fundmi kryeministri ka kërkuar që kjo pagë të ulet.
Kësaj iniciative të kryeministrit për ulje të pagës së tij i është bashkuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Por, sipas ligjit për paga ai dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të kenë pagën 2,390 euro, ngase kanë koeficientin e pagës 11.
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, do të kenë koeficientin 8.50 që nënkupton të marrin pagë mujore 2,031 euro.
Rritje të lartë në pagë kanë përfituar dhe vartësit e kryeministrit Haradinaj.
Nga 2,500 euro do të paguhen zëvendëskryeministrat, ndërsa më herët janë paguar nga 1,356 euro, një rritje kjo prej afër 90 për qind.
Nuk do të qëndrojnë keq me paga as ministrat. Ata tash do të paguhen 2,000 euro për muaj, nga 1,270.50 euro që ishin paguar më herët, me një rritje prej më shumë se 70 për qind. Ndërsa, zëvendësministrat do të jenë të vetmit që do t’u zbritet paga, nga 1,182.50 euro, ata do të paguhen për muaj me 1,150 euro. Por ulja e pagës së tyre është shumë e vogël, vetëm 32 euro.
Këshilltarët e lartë politikë gjithashtu do të gëzojnë paga të larta. Këshilltari i lartë i kryeministrit dhe i ministrit deri më tani janë paguar nga 693 euro, por nga tani ata do të paguhen 1,340 euro, përkatësisht 1,050 euro, me gati 100 për qind rritje. Ndërsa, këshilltari politik i ministrit tash do të paguhet 800 euro bruto, nga 577.50 euro bruto që ishte paguar më herët.
Po ashtu, asistentët dhe shoferët do të gëzojnë paga të larta. Asistenti i lartë i kryeministrit tash do ta ketë pagën 970 euro. Asistenti i lartë i ministrit do ta ketë pagën prej 600 euro nga 407.55 euro, apo 80 për qind më shumë, ndërsa shoferi i tij do të paguhet 580 euro nga 348.56 euro që ishte paguar më herët, me një shtim page mbi 80 për qind.
Këto nuk janë përfitimet e vetme që kabineti qeveritar do të ketë në Projektligjin e ri për pagat.
Referuar nenit 21, pika 1 të Rregullores për fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave thuhet se kryeministri mund të emërojë deri në 12 këshilltarë politikë.
Por, me ndryshim-plotësimin e kësaj Rregulloreje, numri i këshilltarëve rritet për 9 dhe kryeministri mund të emërojë deri 21 këshilltarë politikë.
Secili nga këta 88 zyrtarë të lartë ka të drejtë në një shofer, që i bie kryeministri, zëvendësit e tij, ministrat dhe zëvendësit e tyre. Pra, janë 88 shoferë që duhet të punojnë për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat.
Ky klasifikim në Projektligjin për pagat ka nxitur pakënaqësi sidomos të mësimdhënësve dhe të mjekëve. Ata kërkojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe ngritje të koeficientit të pagës. Nga 12 koeficienta, sipas renditjes në projektligj, mësimdhënësit e kanë koeficientin e pagës nën 3. Paga më e madhe në arsim është ajo e Drejtorit të Shkollës së Mesme që merr 645 euro në muaj.
Krahasuar me pagat e shefave të Qeverive në Ballkanin Perëndimor, del se Kryeministri Haradinaj ka pagën më të lartë në rajon. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1,700 euro. 400 euro pagë më të vogël sesa të Ramës e ka Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me 1,300 euro. Kryeministri malazez Dusko Markoviq e ka pagën 1,130 euro, ndërsa Ana Bërnabiq, shefja e Qeverisë serbe paguhet vetëm 1,000 euro në muaj
Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu në RTV Dukagjini ka thënë se ligji për pagat do të shkoj në Kuvend me 31 janar për t’u votuar./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë
Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz
Bashkia e Shkupit: Edhe përkundër bllokimeve në Këshill, realizojmë projekte kapitale për të mirën e qytetarëve
"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së
Dëshmitari thotë se forcat serbe armatimin e kishin lënë tek shtëpia e Aksiqit, të akuzuarit për krime lufte
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë