LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Privatizimi i Telekomit, dëshmi e fillimit të vitit të shpronësimit nga ana e Qeverisë

Ymeri: Privatizimi i Telekomit, dëshmi e fillimit të vitit të shpronësimit nga ana e Qeverisë

Deputeti i PSD-së, Visa Ymeri ka thënë se privatizimi i Telekomit, dëshmon se “Viti i Ekonomisë” i shpallur nga Qeveria, është vit i shpronësimit.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka thënë se me këtë mani privatizuese, Kosova po heq dorë nga zhvillimi. Duke e parë privatizimin si parim ideologjik, e jo racionalitet ekonomik.

Koha është e papërshtatshme, Telekomi i Kosovës duhet të 'rimëkëmbet' para privatizimit
Lexo po ashtu Koha është e papërshtatshme, Telekomi i Kosovës duhet të 'rimëkëmbet' para privatizimit

Postimi i plotë pa ndërhyrje:


PRIVATIZIMI I TELEKOMIT DËSHMON SE “VITI I EKONOMISË” I SHPALLUR NGA QEVERIA ËSHTË REALISHT VITI I SHPRONËSIMIT
“Viti i Ekonomisë” i shpallur nga Qeveria po fillon si vit i shpronësimit. Pas “Contour Global”, tash radhën e paska “Telekomi”.
Privatizimi i Telekomit po arsyetohet si zakonisht me faktin se kompania paska performancë negative financiare. Asnjë analizë më përmbajtjesore, se si një kompani me profit të jashtëzakonshëm është shndërruar në një kompani buzë falimentimit?
Kontrata gllabëruese e zhvatëse që themeloi kompaninë “Z Mobile” nuk ishte kërkesë e Telekomit, por imponim i politikave e politikanëve të korruptuar.
Rritja artificiale e e papërballueshme e numrit të punëtorëve në Telekom nuk ishte konkurs i Telekomit dhe nevojë e tij, por intervenim i politikave klienteliste të politikanëve shkatërrues.
Ndalja për një kohë të gjatë e investimeve në telekom nuk ishte gabim nga mosdija e ekspertëve të telekomit, por vendim nga dija (për privatizim) e qeveritarëve.
Me këtë mani privatizuese, Kosova po heq dorë nga zhvillimi. Duke e parë privatizimin si parim ideologjik, e jo racionalitet ekonomik.
Edhe sot, vazhdon privatizimi i gjithçkaje.
Shpronësimi në mungesë të ndryshimit të politikave.
Shpronësimi në emër të argumentit se privatizimi po ua heq nga dora ndërmarrjet politikanëve të korruptuar.
Po me këto politika dhe politikanë, si do t’ia bëjmë me buxhetin e shtetit, administratën shtetërore, resurset natyrore, shtetin?
T’i shesim të gjitha? /Telegrafi/