LAJMI I FUNDIT:

“Rumania mbështet integrimin e Maqedonisë në BE”

“Rumania mbështet integrimin e Maqedonisë në BE”

Sot në Komisionin për Çështje Evropiane të Kuvendit të Maqedonisë, me të cilin kryesoi deputeti Artan Grubi, u prezantua programi dhe prioritetet për punën e kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në periudhën janar-qershor 2019, që u prezantuan nga ana e ambasadorit të Rumanisë në Maqedoni, Viorel Stanilla.

Ambasadori Stanilla theksoi se Rumania do të jetë mbështetëse e fuqishme e projektit evropian për BE-në, i cili duhet të t’u përgjigjet sfidave të sotme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për agjendën e kryesimit të Rumanisë informoi se do të fokusohet në katër prioritetet kryesore: Evropa në konvergjencë, Evropë më të sigurt, Evropa, aktor më i fuqishëm global dhe Evropë e vlerave të përbashkëta.


Në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së, ai theksoi se kryesimi i Rumanisë vëmendje të veçantë do t’i kushtojë Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të sigurohet stabiliteti, siguria dhe zhvillimi i fqinjësisë së drejtpërdrejtë të BE-së.

Ndryshe, fjalime hyrëse për këtë temë patën edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani./Telegrafi/