LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti i përgjigjet Abrashit, thotë se bashkëpunoi edhe me njerëz të VV-së gjatë zgjedhjeve

Ahmeti i përgjigjet Abrashit, thotë se bashkëpunoi edhe me njerëz të VV-së gjatë zgjedhjeve

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe bashkë-kryesues i ekipit të dialogut me Serbinë, ka paralajmëruar se shumë shpejt ekipi negociator do ta dërgojë në Kuvend, platformën e bisedimeve me Serbinë.

Në një konferencë për media, Ahmeti ka bërë të ditur se kanë pranuar dokumentet nga kryeministri dhe presidenti.


Ai është shprehur i bindur se platforma do të jetë e gatshme para 30 janarit, kur pritet të fillojë sesioni pranveror në Kuvend.

Megjithatë, gjatë konferencës, Ahmeti nuk ka folur vetëm rreth bisedimeve në Serbinë, përcjell Telegrafi.

Ai, gjatë konferencës për media është pyetur edhe për akuzat që deputeti, Arban Abrashi po ia drejton në lidhje me qeverisjen në Prishtinë.

Ahmeti në këtë konferencë paralajmëroi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Prishtinë, do të flasë për sabotimet që sipas tij i janë bërë nga VV-ja në zgjedhjet lokale.

“Abrashi ende nuk po mund të përballojë humbjen. Në zgjedhjet e vitit 2017 e kishte AAK-në, Nismën, PDK-në, e besa edhe disa sabotime të brendshme – edhe disa njerëz të subjektit ku kam qenë”, ka thënë Ahmeti

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka numëruar ato që i quan dështime të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Arban Abrashi, bashkë më grupin e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë në një konferencë për media ka thënë se Komunës së Prishtinës nga paaftësia menaxheriale i kanë humbur 22 milionë euro për investime.

Sipas Abrashit, tjetër dështim i Shpend Ahmetit janë edhe shërbimet shëndetësore, ndërtimet pa leje dhe numri i madh i drejtorive komunale.

Sipas ish kandidatit për kryetar të Prishtinës, maskimi i dështimeve më i madh është bërë me angazhimin e kryetarit të Komunës në dialogun me Serbinë, që veçse kanë paraqitur në organet kompetente se paraqet shkelje të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori