Pesë gjërat që duhet t’i ndjekim në “Grand Slam Israel”, IJF: Kampionia Olimpike edhe një hap drejt titullit të kampiones së botës
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka parashikuar se 2019-a do të jetë vit i suksesshëm për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin.
Ueb-faqja zyrtare e IJF-së ka renditur pesë gjërat që duhet përcjell me vëmendje në garën e parë të vitit, atë Grand Slam të Izraelit, që prej të enjtes deri të shtunën mbahet në Tel-Aviv.
Në mesin e tyre përfshihet edhe kampionia jonë, Majlinda Kelmendi, e cila është rikthyer pas shërimit të gjurit.
Kampionia Olimpike e Rio 2016 dhe ish-kampionia e botës, Majlinda Kelmendi u kthye në garat ndërkombëtare në fund të vitit 2018 me një medalje të argjendtë në Grand Slam Abu Dhabi dhe ari në Grand Prix Tashkent.
Xhudistja 27-vjeçare do të jetë shumë aktive në vitin 2019, tani ajo është kthyer në stërvitje të plotë dhe po i afrohet edhe më tepër mbrojtjes së titullit në Tokio 2020.
Heroi i Kosovës pritet të lëvizë shpejt në renditjen tabelore (aktualisht e 15-ta) dhe do të synojë rikthimin e titullit botëror dhe të parin që nga viti 2014, shkruan ueb-faqja botërore e xhudos – IJF.
Kelmendi pritet të garojë në Paris – një ngjarje e suksesshme që e ndihmoi atë të bënte emër duke fituar Grand Slam francez në katër raste – por garat do të vijnë e do të shtohen në vitin 2019 me Gjermaninë (Dusseldorf) që organizon Grand Slam në shkurt dhe Rusia (Ekaterinburg) që pret xhudistët në muajin mars.
Mungesa e gjatë nga garat ka bërë që Kelmendi të bjerë në ranglistën botërore. Për këtë edhe nuk është bartësja e parë në Tel-Aviv, por gjithsesi është pretendente e madhe për medalje të artë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prishtina dhe Ballkani luajnë finalen e Kupës së Kosovës – kryeqytetasit për trofeun dhe daljen në Evropë, Ballkani për trofeun e dytë sezonal
“Gjërat nuk shkuan siç i kisha planifikuar” – Ylli i Arsenalit e pranon se kaloi një sezon zhgënjyes me Topçinjtë
Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251