LAJMI I FUNDIT:

Audio-mesazhi i Sala dërguar miqve: Jam në një aeroplan që po shkatërrohet, kam frikë

Audio-mesazhi i Sala dërguar miqve: Jam në një aeroplan që po shkatërrohet, kam frikë
Emiliano Sala (Foto: Instagram/EmilianoSala9)

Emiliano Sala ua ka dërguar një mesazh me zë miqve të tij, pak para se të zhdukej aeroplani në të cilin ndodhej mbi English Channel (La Manche) të hënën mbrëma.

Futbollisti i porsatransferuar i Cardiff Cityt dyshohet ta ketë humbur jetën, pasi aeroplani ka dalë nga radari në veri të Alderney në Les Casquets, rreth orës 20:23 të të hënës, vetëm një orë pas nisjen nga aeroporti Atlantique i Nantes.


Aeroplani i vogël Piper PA-46 Malibu ishte nisur për në Cardiff, ku duhej të vazhdonte karriera e sulmuesit argjentinas.

Faqja argjentinase, Ole.com.ar, e ka publikuar një audio mesazh, i cili thuhej se është dërguar në një grup në WhatsApp të përbërë nga miqtë dhe shokët e 28-vjeçarit.

Të gjitha lajmet për futbollistin e zhdukur, EMILIANO SALA
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për futbollistin e zhdukur, EMILIANO SALA

“Përshëndetje vëllezër të vegjël, si jeni njerëz të krisur? Vëlla, jam vërtet i lodhur, isha këtu në Nantes duke bërë gjëra, gjëra, gjëra dhe gjëra, dhe nuk po ndalen kurrë, nuk ndalen, nuk ndalen”.

“Jam në një aeroplan që duket se po shkatërrohet dhe po shkoj në Cardiff, çmenduri, nesër veç fillojmë, kurse pasdite nisim stërvitjen, djema, në ekipin tim të ri”, ka thënë fillimisht ai

Ndërsa më pas, siç transmeton Daily Mail, Sala ka thënë: “Si jeni njerëz, krejt mirë? Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda një ore e gjysmë, nuk e di nëse duhet ta dërgoni dikë të më gjejë… Sa shumë kam frikë!”.

Sala ishte dërguar në aeroport nga miku i tij, mbrojtësi i Nantes Nicolas Pallois, të cilit i kishte thënë edhe para nisjes se kishte frikë nga ai udhëtim. Me të njëjtin aeroplan, sulmuesi kishte udhëtuar nga Cardiffi në Francë të dielën dhe ishte ankuar për pasiguri.

Porsa kishte hipur në aeroplan për t’u kthyer në Angli, futbollisti u kishte shkruar shokëve të tij se aeroplani bënte zhurma të çuditshme.

Policia e Guernseyt i ka gjetur disa objekte që lundronin mbi ujë, mirëpo nuk ka arritur të konfirmojë nëse kanë qenë nga ai aeroplan. Në ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit mbrëmjen e të martës i kanë pezulluar kërkimet, të cilat do t’i rifillojnë të mërkurën në mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori