LAJMI I FUNDIT:

Pezullohen kërkimet për Emiliano Salan, autoritet thonë se gjasat për të gjetur të mbijetuar janë minimale

Pezullohen kërkimet për Emiliano Salan, autoritet thonë se gjasat për të gjetur të mbijetuar janë minimale
Emiliano Sala (Foto: Instagram/EmilianoSala9)

Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, ndodhej në një aeroplan të zhdukur mbi Channel Islands (ishujt e La Manche). 28-vjeçari ka qenë njëri prej dy pasagjerëve në aeroplanin që e ka humbur kontaktin derisa ka qenë duke fluturuar mbi Alderney të hënën mbrëma.

Përfaqësues të Cardiff Cityt, klube që sapo e ka transferuar sulmuesin nga klubi francez, Nantes, janë shprehur të shokuar për këtë ndodhi, ndërkohë që ish-bashkëlojtarët e tij kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e argjentinasit.


Polica e Guernsey ka thënë se nuk ka gjetur asnjë gjurmë të aeroplanit, derisa familja e lojtarit është shprehur e dëshpëruar.

“Nuk kemi gjetur asnjë gjurmë të atyre që kanë qenë në aeroplan. Nëse kanë rënë mbi ujë, gjasat për mbijetesë në këtë fazë, fatkeqësisht, janë të vogla”, ka thënë policia.

Lajmet për Emiliano Sala
Lexo po ashtu Lajmet për Emiliano Sala

Dy aeroplanë dhe një anije kanë  bërë kërkime, ndërsa autoritetet kanë vendosur që të mos vazhdojnë kërkimet gjatë natës.

(Foto: BBC)

Babai i futbollistit, Horacio, i ka thënë kanalit televiziv argjentinas, C5N, se lajmin e kishte mësuar nga një mik i tij.

“Nuk dija asgjë. Nuk mund ta besoja. Jam i dëshpëruar. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, John Fitzgerald, shefi i kërkimeve ajrore në Channel Islands, ka thënë se gjasat për të gjetur ndonjë të mbijetuar nga aeroplani i zhdukur po zvogëlohen me shpejtësi.

“Me temperaturat e detit dhe kushtet e detit, gjasat për të gjetur ndonjë të mbijetuar po zvogëlohen vazhdimisht”, është shprehur ai.

Policia e Guernsey ka njoftuar se në mbrëmje janë pezulluar kërkimet, të cilat pritet të fillojnë sërish nesër.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit janë pezulluar pas perëndimit të diellit. Plani aktual është që të rifillojmë nesër (e mërkurë). Sonte nuk do të ketë informacione të tjera”, shkruan në faqen e policisë së Guernsey në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori