LAJMI I FUNDIT:

iPhone 11 që lansohet në shtator, pritet t’i ketë tri kamera (Video)

iPhone 11 që lansohet në shtator, pritet t’i ketë tri kamera (Video)

Pamjet e reja që janë shpërndarë në internet, e tregojnë atë që duket si iPhone 11, në pjesën e pasme të së cilës janë tri kamera.

Gjithçka është realizuar në teknikën 3D, nga kanali në Youtube, Concept Creator që pretendon se ka përdorur pamjet e rrjedhura, transmeton Telegrafi.

Sipas të njëjtit burim, thuhet se kjo pajisje me forma shumë më estetike, do të lansohet gjatë shtatorit të këtij viti.


Që të tri kamerat, janë të aranzhuar brenda një kutie të vogël, që ndodhet në njërin skaj të pjesës së sipërme.

Kur aktivizohen që të tria dhe marrin materialin e njëjtë, pritet që të kenë fokus të thellë, për nxjerrë një imazh shumë të pastër.

Asnjë pajisje nga Apple nuk e ka shfrytëzuar këtë teknikë deri më tani, pos iPhone XS që shfrytëzon dy kamera në të njëjtën kohë, për të marrë pamje sa më të detajuara.

Ende nuk ka asnjë konfirmim nga Apple, nëse në këto pamje vërtetë shfaqet iPhone 11, apo sa është e vërtetë data e lansimit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

Teknologji
Kalo në kategori