LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me ambasadorin amerikan: Nuk ka ndryshim, taksa mund të mbetet përgjithmonë

Haradinaj pas takimit me ambasadorin amerikan: Nuk ka ndryshim, taksa mund të mbetet përgjithmonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka komentuar takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Haradinaj e vlerësoi takimin si mjaft të frytshëm, por bëri të ditur se sa i përket taksës nuk ka ndonjë ndryshim të madh.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se taksa do të hiqej sot, nëse ka një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Telegrafi.


“Ne kemi mbajtur një takim të thirrur nga Veseli. Ka qenë prezentë edhe ambasadori i Amerikës, biseda ka qenë dialogu dhe zhvillimet rreth dialogut, të ndërlidhura edhe me taksën e vendosur nga Kosova. Edhe me mundësitë që në të ardhmen të arjimë një avancim në dialog. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, por ka qenë bisedë e mirë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se do të ishte shumë i lumtur ta tërheqë taksën, por tha se kjo e fundit do të pezullohej vetëm me një vendim të Qeverisë.

Haradinaj theksoi se për këtë vendim, duhet të ketë garanci për njohje.

Veseli pas takimit me ambasadorin amerikan: Vendimet i marrim bashkë me SHBA-të
Lexo po ashtu Veseli pas takimit me ambasadorin amerikan: Vendimet i marrim bashkë me SHBA-të

“Edhe ne kemi dëshirë me hek taksën dhe e synojmë heqjen e saj, edhe për shkak se është sygjerim i alatëve tanë, por edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me një marëveshje me Serbinë për njohje. E kishim hek sot, sikur të arrijmë një marrëveshje për njohje”, deklaroi Haradinaj në konferencën për media.

Shefi i ekzekutivit kosovar foli edhe për deklarimet e partive politike në Kosovë, duke u shprehur se ata “po mundohen t’iu prijnë temave”.

“Vendimi për taksën është vetëm i Kosovës, mund të mbetet përgjithmonë. Por tërheqja nuk është si kanë menduar se mund të ndodhin disa punë. Më vjen keq që disa në Kosovë po mundohen me iu pri temave, e shoh që janë ligë nëpër parti politike dhe kanë filluar të japin sygjerime”, ka deklaruar Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori