LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhen katër anëtarët të cilët do të monitorojnë ATO-në

Zgjedhen katër anëtarët të cilët do të monitorojnë ATO-në

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime vendosi të shpallë konkurs për përzgjedhjen e tre anëtarëve për këshillin civil për mbikëqyrje mbi Agjencinë Teknike-Operative (ATO), e cila do të kryejë monitorimin e përgjimeve, ndërsa katër anëtarë do të përzgjidhen nga konkursi i mëparshëm.

Pra, nga tetë të paraqiturit, Komisioni ka pranuar kandidaturat e ish-gjyqtares Margarita Caca Nikollovska, Gordan Kallajxhiev, Filip Stojanovski dhe Ice Ilievski.


Margarita Caca Nikollovska do të kryesojë Këshillin, ndërsa propozimi i Komisionit duhet të vihet në agjendën e seancës së ardhshme plenare.

Më parë, OBRM-PDUKM dhe Besa e Bilall Kasamit kërkuan të shpallet krejtësisht një konkurs i ri për zgjedhjen e anëtarëve, por LSDM dhe BDI propozuan që të shpallet një njoftim i pjesshëm, përkatësisht të zgjidhen 3-4 anëtarë që të fillojë funksionimi i trupit, ndërsa pastaj të zgjidhen edhe anëtarët e tjerë./Telegrafi/