LAJMI I FUNDIT:

Emma Stone me të dashur të ri pas ndarjes nga Andrew Garfield

Emma Stone me të dashur të ri pas ndarjes nga Andrew Garfield
Emma Stone (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Aktorja e suksesshme, Emma Stone ka qenë në kontakt me regjisorin Dave McCary që nga tetori i vitit 2017.

Por, dyshja ka befasuar shumë njerëz duke dalë në publik në një takim të pazakontë në Los Angelos të SHBA-ve.

Dyshja u ulën në rreshtat e parë në ndeshjen basketbollistike në mes të Los Angeles Clippers dhe Golden State Warriors.


Shumë fotografë dhe të pranishëm kanë vërejtur buzëqeshjen e aktores si dhe regjisorit, të cilët e kanë fshehur gjatë dashurinë e tyre.

Theksojmë se dyshja për herë të parë ishin takuar në shoun televiziv të së shtunës “Night Live” në fund të vitit 2016.

Emma Stone në Golden Globes me fustan që cilësohet vepër arti: 800 orë dorë pune për vendosjen e 63 mijë perlave
Lexo po ashtu Emma Stone në Golden Globes me fustan që cilësohet vepër arti: 800 orë dorë pune për vendosjen e 63 mijë perlave

Para Davet, Emma ishte me aktorin Andrew Garfield me të cilin ishte në lidhje përgjatë katër vjetëve.

Rita Ora fotografohet për herë të parë në shoqërinë e Andrew Garfield
Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet për herë të parë në shoqërinë e Andrew Garfield

Ndryshe, Garfield u përfol për një lidhje me këngëtaren dhe aktoren shqiptare, Rita Ora. /Telegrafi/